Nr. | Drejtoria/Struktura | Detyrat funksionale | Arsimi dhe kualifikimet e drejtuesve/CV |
---|---|---|---|
1 | KABINETI Drejtor Këshilltar Zëdhënës | Bën organizimin e punës dhe ndjek korrespondencën hyrëse e dalëse. Kabineti asiston Komisionerin në shqyrtimin e të gjitha çështjeve brenda kompetencës së tij. Bashkëpunon me drejtoritë përkatëse, për realizimin e detyrave dhe koordinimin e tyre në funksion të raportimit tek Komisioneri. | ……. (CV) ……. (CV) ……. (CV) |
2 | DREJTORIA E PËRGJITHSHME PËR TË DREJTËN E INFORMIMIT Drejtor i Përgjithshëm Drejtoria e Monitorimit të Programeve të Transparencës Drejtor Inspektorët Drejtoria e Vlerësimit të Ankesave Drejtor Inspektorët | Garantimi i të drejtës për informim nëpërmjet monitorimit të punës së autoriteteve publike gjatë zbatimit të ligjit për të drejtën e informimit, kryerjen e sondazheve, dhënien e rekomandimeve, bashkëpunimin me autoritetet publike, trajtimin e ankesave, kryerjen e inspektimeve deri në vendosje të sanksioneve për shkeljet e konstatuara. | ……. (CV) ……. (CV) ……. (CV) |
3 | DREJTORIA E PËRGJITHSHME PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE Drejtor i Përgjithshëm Drejtoria e Ankesave dhe Harmonizimit Drejtor Inspektorët Drejtoria e Hetimit Sektorial dhe Sigurisë së të Dhënave Drejtor Inspektorët | Garantimi i mbrojtjes së të dhënave personale nëpërmjet trajtimit të ankesave, kërkesave për transferim ndërkombëtar dhe kryerjes së njoftimit nga kontrolluesit. Kryerja e hetimit administrativ në kontrollues publik e privat, mbi realizimin e përpunimit të të dhënave personale sipas kërkesave të ligjit, trajtimi i rasteve/praktikave të adresuara nga ligji “Për mbrojtjen e të dhënave personale”. | ……. (CV) ……. (CV) ……. (CV) |
4 | Drejtoria e Çështjeve Juridike dhe integrimit Drejtor Sektori Rregullator, Integrimit dhe Procedurave Administrative Shef sektori Inspektorët Sektori i Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë Shef sektori Specialistët | Zhvillimi i kuadrit ligjor në fushën e të drejtës për informim dhe mbrojtjen e të dhënave personale. Mbështetje dhe koordinim i gjithë veprimtarisë së punës së Zyrës së Komisionerit. Ndjekja e procedurave administrative dhe gjyqësore në kuadrin institucional. Promovimi i praktikave më të mira të komunikimit me publikun dhe median në mbrojtje të të drejtave të individit si dhe identifikimi në nivel të lartë i Zyrës së Komisionerit në arenën ndërkombëtare në kuadër të integrimit evropian. | …….(CV) |
5 | Drejtoria e Shërbimeve të Brendshme dhe Financës Drejtor Sektori i Burimeve Njerëzore dhe Marrëdhënieve me Publikun Shef sektori Specialist IT Specialist i burimeve njerëzore/analist i punës Specialist për marrëdhënien e publikun Nëpunës informacioni Sektori i Shërbimeve dhe Financës Shef sektori (personi përgjegjës për prokurimet) Specialist financë-buxhet/shërbime Specialist redaktor/protokoll/arkiv Magazinier/shofer Punonjës pastrimi | Mbështetje, organizim, krijimi i kushteve të brendshme, nëpërmjet menaxhimit ekonomik, efektiv, efiçent të burimeve financiare dhe atyre njerëzore, duke siguruar që politikat e menaxhimit të burimeve njerëzore të ofrojnë shërbime që plotësojnë kërkesat e institucionit lidhur me stafin dhe inkurajojnë zhvillimin e personelit, si dhe në procesin e menaxhimit të fondeve buxhetore. Siguron zbatimin e rregullave dhe ligjeve të menaxhimit financiar dhe kontrollit nëpërmjet ofrimit të një informacioni sa më të saktë kontabël, ruajtjes së dokumentacionit financiar dhe korespondencës brenda e jashtë insitucionit. | ……. (CV) |
Gjithsej 44 punonjës |