Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale është person juridik publik dhe autoriteti mbikëqyrës i pavarur dhe përgjegjës për monitorimin dhe mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve që garantojnë të drejtën për informim, mbrojtjen e të dhënave personale dhe ripërdorimin e informacionit të sektorit publik. Institucioni ushtron veprimtarinë e tij në përputhje me parimet e pavarësisë, transparencës dhe përgjegjshmërisë publike, me qëllim garantimin dhe forcimin e të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve për akses në informacionin me karakter publik dhe mbrojtjen e të dhënave të tyre personale.
Komisioneri zgjidhet nga Kuvendi i Shqipërisë me shumicën e të gjithë anëtarëve, me propozim të Këshillit të Ministrave, për një mandat shtatëvjeçar, me të drejtë rizgjedhjeje. Ai vepron në pavarësi të plotë gjatë ushtrimit të detyrave dhe kompetencave të tij ligjore, i mbështetur nga Zyra e Komisionerit, e cila pajiset me burimet njerëzore, teknike dhe financiare të nevojshme për funksionim efektiv.
Komisioneri ka buxhetin e tij, i cili është pjesë e buxhetit të shtetit, por administrohet në mënyrë të pavarur nga institucioni.
Misioni
Të garantojë respektimin e dy të drejtave themelore të individit – të drejtën për t’u informuar dhe të drejtën për mbrojtjen e të dhënave personale – në përputhje me legjislacionin shqiptar dhe standardet ndërkombëtare në funksion të garantimit të të drejtave të njeriut.
Vizioni
Të kontribuojë në ndërtimin e një shoqërie transparente, të informuar dhe digjitale, ku çdo individ gëzon të drejtën për mbrojtje të të dhënave personale, si dhe të ndërgjegjësojë institucionet publike që të veprojnë me përgjegjshmëri dhe integritet në zbatim të ligjit nr. 119/2014, ligjit nr. 124/2024, dhe atij nr. 33/2022.
Objektivat
Kompetencat kryesore të Komisionerit në fushën e të drejtës për informim
Në zbatim të ligjit nr. 119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”, Komisioneri:
Në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale
Në zbatim të ligjit nr. 124/2024 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, Komisioneri:
Në fushën e të dhënave të hapura dhe ripërdorimit të informacionit publik
Në zbatim të ligjit nr. 33/2022 “Për të Dhënat e Hapura dhe Ripërdorimin e Informacionit të Sektorit Publik”, Komisioneri:
Në tërësi, Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale synon të garantojë një ekuilibër të drejtë ndërmjet transparencës publike dhe mbrojtjes së të dhënave përsonale, në shërbim të qytetarit dhe garantimit të një shoqërie demokratike.