Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve 2023
Nr. Rendor | Data e kërkesës | Objekti i kërkesës | Data e përgjigjes | Përgjigje | Mënyra e përfundimit të kërkesës | Tarifa |
---|---|---|---|---|---|---|
01 | 18.01.2023 | Informacion mbi rrjedhjen e të dhënave personale | 31.01.2023 | Përgjigje nr.01 | E plotë | Nuk ka |
02 | 01.02.2023 | Sa është numri i ankesave që ka marrë Komisioneri për të Drejtën e Informimit për vitin 2022 dhe çfarë vendimesh ka marrë në rastet konkrete? Sa është numri i ankesave që ka marrë Komisioneri për të Drejtën e Informimit nga gazetarët për vitin 2022 dhe çfarë vendimesh ka marrë në rastet konkrete? (për aq sa mund të identifikohen) Sa është numri total i ankesave të bëra nga OJF për vitin 2022 dhe çfarë vendimesh janë marrë në rastet konkrete ? | 08.02.2203 | Në lidhje me pyetjen e parë të kërkesës, gjatë vitit 2022 janë depozituar pranë Zyrës së Komisionerit 1032 ankesa me objekt "Refuzim dhënie informacioni dhe kopje të dokumenteve zyrtare" ndaj Autoriteteve Publike. Gjithashtu u shqyrtuan dhe 49 ankesa të mbartura nga viti 2021 (në total 1081 ankesa). Të gjitha vendimet janë të publikuara në faqen zyrtare dhe mund t'i konsultoni nëpërmjet linkut: https://www.idp.al/vendime-2022-ddi/. Për sa i përket pyetjes së dytë, lidhur me ankesat e depozituara nga ana e gazetarëve, për aq sa mund të identifikohet, rezultojnë se janë 456 ankesa nga gazetarë. Lidhur me pyetjen e tretë, rezulton se nga organizatat jofitimprurese (OJF) janë depozituar 196 ankesa. Zyra e Komisionerit publikon çdo vit listën e plotë të ankesave në portalin pyetshtetin.al, me të cilën mund të konsultoheni lehtësisht në lidhjen https://www.pyetshtetin.al/wp-content/uploads/2023/02/Regjistri-i-ankesave-2022.pdf | E plotë | Nuk ka |
03 | 08.02.2023 | Sa kërkesë –ankesa ka administruar Zyra juaj lidhur me mohimin e dhënies së informacionit nga autoritetet publike në Republikën e Shqipërisë për vitin 2022? Sa nga këto kërkesa mbas hetimit administrativ kanë përfunduar me masa administrative për moszbatimin e e ligjit 119/2014 për vitin 2022. | 13.02.2023 | Gjatë vitit 2022 janë depozituar pranë Zyrës së Komisionerit 1032 ankesa me objekt "Refuzim dhënie informacioni dhe kopje të dokumenteve zyrtare" ndaj Autoriteteve Publike. Gjithashtu u shqyrtuan dhe 49 ankesa të mbartura nga viti 2021 (në total 1081 ankesa). Të gjitha vendimet janë të publikuara në faqen zyrtare dhe mund t'i konsultoni nëpërmjet linkut: https://www.idp.al/vendime-2022-ddi/. Gjithashtu, Zyra e Komisionerit publikon çdo vit listën e plotë të ankesave në portalin pyetshtetin.al, me të cilën mund të konsultoheni lehtësisht në lidhjen https://www.pyetshtetin.al/wp-content/uploads/2023/02/Regjistri-i-ankesave-2022.pdf | E plotë | Nuk ka |
04 | 09.02.2023 | Sa është buxheti vjetor 2022 i Zyrës së Komisionerit? Sa është numri i punonjësve të këtij institucioni? Sa ka kushtuar spoti dhe fushata sensibilizimi i ligjit 119/2014 që shfaqet në RTSH? | 13.02.2023 | Buxhetin vjetor të miratuar për vitin 2022 gjendet i publikuar në faqe zyrtare në linkun e mëposhtëm https://www.idp.al/buxheti-i-zyres-se-komionerit/ Organikën e plotë të Zyrës së Komisionerit dhe numrin e punonjëve e gjeni të publikuar në linkun e mëposhtëm. https://www.idp.al/organika-2/ Zyra e Komisionerit nuk ka dërguar për transmetim pranë TVSH spot sensibilizues për për ligjin 119/2014 “Për të drejtën e informimit”. Nëse ju i referoheni transmetimit të videos ndërgjegjësuese me rastin e 28 Janarit 2023 - Ditës Ndërkombëtare për të Mbrojtjen e të Dhënave Personale https://www.youtube.com/watch?v=CA82nXxoWWo , e transmetuar në TVSH në datat 27 - 29 janar 2023 nuk ka pasur kosto financiare. Kopja e shkresës bashkëlidhur ju sqaron në lidhje me rastin. | E plotë | Nuk ka |