3-5 QERSHOR 2024
KONFERENCA NDËRKOMBËTARE
E KOMISIONERËVE TË INFORMIMIT
www.informationcommissioners2024.al

|

REGJISTRI I KËRKESAVE DHE PËRGJIGJEVE 2020

Nr. RendorData e regjistrimit të kërkesësObjekti i kërkesësPërgjigjeData e kthimit të përgjigjesStatusi i kërkesësTarifa
0115.01.2020

Kopje të vendimeve të Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale të papublikuara në website –in zyrtar.

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale është shprehur me vendim për 18 ankesa, ndërsa numri i vendime rezulton 13 pasi Vendimi n.3 datë 27.02.2019 përfshin 6 ankesa.

Vendimet janë të gjitha të publikuara në faqen zyrtare dhe mund ti konsultoni nëpërmjet linkut https://www.idp.al/vendime-2019-ddi/


16.01.2020PërfunduarNuk ka
0216.01.2020

Numri total i ankesave të bëra nga qytetarë, nga OJF, nga gazetarë

Numri i ankesave të depozituara pranë Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale në zbatim të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” për vitin 2019 është në total 786 ankesa.

Nga këto ankesa, 553 janë zgjidhur me ndërmjetësim, 140 rezultojnë jashtë objektit të ligjit, 16 të paplota, 34 jashtë afatit dhe 21 të refuzuara bazuar në kufizimet e të drejtës për informim. Për 18 nga këto ankesa, Komisionerit është shprehur me vendim ndërsa pjesa tjetër vijon në proces trajtimi.

Për sa i përket kërkesës tuaj në lidhje me nr. total të ankesave të bëra nga qytetarët, OJF dhe gazetarët, ju bëjmë me dije se, Zyra e Komisionerit nuk disponon statistika të kategorizuara në këtë formë. Për sa mund të identifikojmë, rezultojnë 347 ankesa të depozituara gjatë vitit 2019 nga ana e gazetarëve dhe OJF.


17.01.2020PërfunduarNuk ka
0323.01.2020Koordinatori i Bashkisë Gjirokastër

Koordinatori i Bashkisë Gjirokastër Mirlinda Shabani mirlindamira@yahoo.com

30.01.2020PërfunduarNuk ka
0423.01.2020

Afati kohor për kthimin e përgjigjes

Afati kohor ligjor për kthimin e përgjigjeve për kërkesat për informacion është 10 ditë pune.

04.02.2020PërfunduarNuk ka
0531.01.2020

Interpretim për balancën mbi të drejtën për informim dhe të drejtën për mbrojtjen e të dhënave

Sqarojmë se në gërmën a, të pikës 1, të nenin 12, të ligjit nr. 9887/2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar, parashikohet se: “Çdo person ka të drejtë që pa pagesë me kërkesë me shkrim, të marrë nga kontrolluesi: a) konfirmimin nëse të dhënat personale po i përpunohen ose jo, informacion për qëllimin e përpunimit, për kategoritë e të dhënave të përpunuara dhe për marrësit e kategoritë e marrësve, të cilëve u përhapen të dhënat personale”.

Kriteret e pozicionit të punës në administratë publike duhet të jenë transparente. Megjithatë, nota mesatare e kandidatëve si dhe të dhënat e tjera të dosjes personale, nuk mund të vendosen në dispozicion pasi përbëjnë të dhëna personale dhe gëzojnë mbrojtjen e ligjit nr.9887/2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar.

Zyra e Komisionerit vlerëson se aksesi në këto të dhëna personale legjitimohet vetëm nëse përmbushet njëri nga kriteret ligjore të parashikuara në nenin 5 dhe 6, të ligjit nr.9887/2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar.

07.02.2020PërfunduarNuk ka
0605.02.2020

Kopje të korrespondencës së subjekteve ankuese për 553 ankesa të zgjidhura me ndërmjetësim gjatë vitit 2019 në zbatim të ligjit “Për të Drejtën e Informimit”.

Plotësim të kërkesës dhe informim për llogaritjen e kostos së riprodhimit të informacionit sipas Urdhrit të Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale nr. 86 datë 17.04.2015 “Për tarifat e dhënies së informacionit (dokumentacionit) të kërkuar”.


06.02.2020PërfunduarNuk ka
0707.02.2020

Kopje të korrespondencës së subjekteve ankuese për 553 ankesa të zgjidhura me ndërmjetësim gjatë vitit 2019 në zbatim të ligjit “Për të Drejtën e Informimit”.

Informacion i vendosur në dispozicion pas procesit të anonimizimit të të dhënave personale dhe kryerjes së pagesës.

19.02.2020Përfunduar2.610 lekë
0818.02.2020

Numri total i ankesave për cënim të të drejtës për mbrojtjen e të dhënave personale dhe numri i vendimeve për vitet 2017, 2018 dhe 2019

Për vitin 2017 janë trajtuar 205 ankesa me objekt mbrojtjen e të dhënave personale, në vitin 2018 ka trajtuar 245 ankesa, si dhe gjatë vitit 2019 ka trajtuara 301 të tilla. Zyra e Komisionerit, në respektim të ligjit nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” i ndryshuar, ka ushtruar hetime administrative pranë kontrolluesve të ndryshëm dhe ka vendosur sanksionet administrative si vijon:
(i) Për vitin 2017, 36 gjoba;
(ii) Për vitin 2018, 61 gjoba; dhe
(iii) Për vitin 2019, 56 gjoba.

28.02.2020PërfunduarNuk ka
0927.02.2020

Jashtë objektit të punës

06.03.2020PërfunduarNuk ka
1003.03.2020

Jashtë objektit të punës

03.03.2020PërfunduarNuk ka
1112.03.2020

Jashtë objektit të punës

12.03.2020PërfunduarNuk ka
1212.03.2020

Jashtë objektit të punës

17.03.2020PërfunduarNuk ka
1326.03.2020

Kopje e dokumentave të ankesës

08.04.2020PërfunduarNuk ka
1429.03.2020

Jashtë objektit të punës

30.03.2020PërfunduarNuk ka
1509.04.2020

Jashtë objektit të punës

14.04.2020PërfunduarNuk ka
1621.04.2020

Kopje e dokumentave të ankesës

04.05.2020PërfunduarNuk ka
1711.05.2020

Ankesat e paraqitura pranë Zyrës së Komisionerit në zbatimit të ligjit nr.119/2014 për periudhën 09.03.2020 - 10.05.2020

19.05.2020Përfunduar

Përgjigjie
Nuk ka
1825.05.2020

Lista e shoqërive të autorizuara si organizma të akredituara në zbatim të Udhëzimit nr.48 datë 14.09.2018


Zyra e Komisionerit ju informon se Udhëzimi nr. 48, datë 14.09.2018 “Për certifikimin e sistemeve të menaxhimit të sigurisë së informacionit, të dhënave personale dhe mbrojtjes së tyre” është pjesë e paketës, së bashku me Udhëzimin nr. 47, datë 14.09.2018 “Për përcaktimin e rregullave për ruajtjen e sigurisë së të dhënave personale të përpunuara nga subjektet përpunuese të mëdha” dhe disa akteve të tjera të Komisionerit, në kuadër të forcimit të masave të sigurisë për mbrojtjen e të dhënave personale. Këto akte të Komisionerit i konsultoni në linkun
https://www.idp.al/udhezime/

Udhëzimi nr. 48 ka dalë në zbatim të neneve 27 dhe 31 të ligjit nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar dhe veçanërisht, në kuadër të transpozimit të Rregullores së Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave Personale në Bashkimin Evropian (GDPR), respektivisht nenet 42 dhe 43 të saj.

Në zbatim të nenit 9 të Udhëzimit nr. 48, pranë Zyrës së Komisionerit është ngritur “Regjistri i Organizmave të Akredituar”, i cili është publik në faqen zyrtare në linkun
https://www.idp.al/rregjistri-i-organizmave-te-akredituar/. Deri më tani, pranë Zyrës së Komisionerit kanë paraqitur kërkesë për autorizim 2 subjekte, njëri prej të cilëve është autorizuar dhe publikuar në linkun e mësipërm, ndërsa tjetri është në proces.

29.05.2020PërfunduarNuk ka
1927.05.2020

Jashtë objektit të punës


29.05.2020PërfunduarNuk ka
2027.05.2020

Lista e përditësuar e koordinatorëve

Përgjigjie03.06.2020PërfunduarNuk ka
2108.06.2020

Kopje e akteve ligjore dhe neligjore qe funksionon Zyra e Komisionerit

Përgjigjie12.06.2020PërfunduarNuk ka
2224.06.2020

Sa ankimime për mos përgjigjet në afat keni pasur gjatë pandemisë nga gazetarët dhe media?
Për kë institucione bëhet fjalë?
Sa prej tyre kanë marrë përgjigje pas ankimimit në institucionin tuaj?
Nëse ka pasur kërkesa që nuk kanë marrë përgjigje, cila ka qenë arsyeja?
A ka pasur ankimime për kërkesat për informacion pranë spitaleve rajonale apo DRSHP-ve për Covid 19 dhe sa ka qenë numri i tyre dhe a kanë marrë përgjigje?

Përgjigjie25.06.2020PërfunduarNuk ka
2315.07.2020

Jashtë objekti

24.07.2020PërfunduarNuk ka
2412.08.2020

Nr. e ankesave janar-korrik 2020 dhe specifikime të tjera

Përgjigjie
Përgjigjie, ankesat janar-korrik
18.08.2020PërfunduarNuk ka
2528.08.2020

Procedurë ankese

31.08.2020PërfunduarNuk ka
2603.09.2020

Numri i ankesave ndaj Ministrisë së Mbrojtjes për 5 vitet e fundit

Përgjigjie08.09.2020PërfunduarNuk ka
2716.09.2020

Procedurë ankese

16.09.2020PërfunduarNuk ka
2823.09.2020

Iniciativat e ndërrmarra nga KDIMDP gjatë vitit 2018

Përgjigjie01.10.2020PërfunduarNuk ka
2921.10.2020

Lista e koordinatoreve të Bashkive

Përgjigjie26.10.2020PërfunduarNuk ka
3028.10.2020

Lista e ankesave korrik-tetor 2020

Përgjigjie30.10.2020PërfunduarNuk ka