3-5 QERSHOR 2024
KONFERENCA NDËRKOMBËTARE
E KOMISIONERËVE TË INFORMIMIT
www.informationcommissioners2024.al

|

PROJEKT BINJAKËZIMI

PROJEKT BINJAKËZIMI: NDARJA E EKSPERTIZËS DHE INFORMACIONIT

Projektet e binjakëzimit janë nisma që ndërmerren nga Bashkimi Evropian, me qëllim ofrimin e ndihmës ndaj vendeve aderuese, kandidate ose fqinje, për të fituar aftësitë dhe përvojën e nevojshme në lidhje me miratimin, zbatimin dhe respektimin e legjislacionit të BE-së dhe standardeve ndërkombëtare.

Mbi bazën e një kërkese, projektet bashkojnë ekspertizën nga sektori publik i shteteve anëtare të BE-së dhe vendeve partnere, me qëllim rritjen e veprimtarive bashkëpunuese. Projektet e binjakëzimit janë kontrata të përbashkëta që lidhen në vijim të shpalljes së njoftimit për projekt-propozime dhe që ndahen nga të dyja administratat partnere.

“Mbështjetje institucionit për përafrimin e legjislacionit mbi mbrojtjen e të dhënave personale me acquis-in e Bashkimit Evropian” është një Projekt Binjakëzimi ndërmjet Italisë, Austrisë dhe Shqipërisë, i financuar nga Bashkimi Evropian, në kuadër të Instrumentit të Asistencës së Para-anëtarësimit në BE.

Në këtë Projekt Binjakëzimi, Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (KDIMDP), Shqipëri, bashkëpunon me Autorità Garante per Protezione dei Dati Personali, Itali, mbështetur nga Instituti për të Drejtat e Njeriut Ludwig Boltzmann Gesellschaft (BIM), Austri dhe CSI-Piemonte, Itali.