E DREJTA E INFORMIMIT ZBATOHET PËR AUTORITETET PUBLIKE
E drejta juaj për të kërkuar informacion zbatohet për të gjitha autoritetet e parashikuara në Ligjin 119/2014 “Për të drejtën e Informimit” . Autoritet publik quhet:
- çdo organ administrativ i parashikuar në legjislacionin në fuqi për procedurat administrative, organet ligjvënëse, gjyqësore dhe ato të prokurorisë së çdo niveli, organet e njësive të qeverisjes vendore të çdo niveli, organet shtetërore dhe entet publike të krijuara me Kushtetutë ose me ligj;
- shoqëritë tregtare ku shteti zotëron shumicën e aksioneve ose ushtrohen funksione publike, si më poshtë:
- çdo person fizik ose juridik, të cilit i ëshë dhënë me ligj, akt nënligjor ose çdo lloj forme tjetër, të parashikuar nga legjislacioni në fuqi, e drejta e ushtrimit të funksioneve publike.