AUTORITETET PUBLIKE DUHET T’IU NDIHMOJNË

Kërkoni këshilla dhe ndihmë. Shpesh mund të jetë e dobishme të bëni një bisedë të shpejtë me autoritetin përpara se të bëni kërkesën tuaj. Çdo autoritet publik ka për detyrë të këshillojë dhe të ndihmojë qytetarët të cilët bëjnë kërkesa për informacion.

Stafi mund të shpjegojë se çfarë lloj informacioni mban dhe në çfarë formati. Në qoftë se ata nuk kanë informacionin që dëshironi, personeli mund të jetë në gjendje t’ju tregoj se cila autoritete mund ta sigurojnë atë.

Nëse ju nuk jeni të sigurt se me kë të flisni, koordinatori i të drejtës për informim është personi i duhur.

Zyra e Komisionerit gjithashtu mund të ofroj këshilla dhe ndihmë në formulimin e kërkesës tuaj.