3-5 QERSHOR 2024
KONFERENCA NDËRKOMBËTARE
E KOMISIONERËVE TË INFORMIMIT
www.informationcommissioners2024.al

|

Komisioneri, z. Besnik Dervishi, i ftuar në intervistë në Zërin e Amerikës (VOA)

Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, z. Besnik Dervishi, ishte i ftuar në një intervistë për seksionin në gjuhën shqipe të Zërit të Amerikës (Voice of America – VoA).

I pyetur për situatën e zbatimit të legjislacionit për të drejtën e informimit, ndër të tjera ai tha: “nga njëra anë mund ta shikojmë si problematike, por nga ana tjetër mund ta konsiderojmë edhe si ndërgjegjësim, si diçka pozitive, si ndërgjegjësim të lartë të qytetarëve, të medias, kryesisht asaj investigative dhe veçanërisht, të shoqërisë civile. Në rast se autoritetet publike do të funksiononin shumë mirë do ta jepnin informacionin dhe nuk do të kishte ankesa pranë Zyrës së Komisionerit, dhe nga ana tjetër, janë konstatuar mangësi, pamundësi apo shkaqeve të tjera, që ne nga viti në vit i përpunojmë dhe i bëjmë prezente në raportin që paraqitet në Kuvendin e Shqipërisë.

Në lidhje me garantimin e të drejtës për mbrojtjen e të dhënave personale dhe mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit të kësaj fushe, Komisioneri theksoi: “ne si institucion përgjegjës jemi shumë të shqetësuar, por edhe të gjithë qytetarët duhet të jenë të shqetësuar. Në rradhë të parë, për ndërgjegjësimin e gjithsecilit prej nesh, sepse ne nuk e kemi kulturën e mbrojtjes së të dhënave personale, të mbrojtjes së identitetit tonë. Ana tjetër, që është po aq e rëndësishme, mbase edhe më e rëndësishme, është pjesa e kontrolluesve, publik (institucionet) apo privat, ku çdo i tillë ka detyrimin kushtetues që t’i përpunojë të dhënat personale në mënyrë të ligjshme, në zbatim të parimeve dhe kritereve të përcaktuara ligjore. Kontrollues janë edhe partitë politike, të cilat, gjithashtu, duhet që përpunimin e të dhënave personale ta kryejnë në përputhje me kuadrin rregullator. Komisioneri ka nxjerrë një seri aktesh në lidhje me rastet e fundit të rrjedhjes dhe cenimit të të dhënave personale të qytetarëve, të cilat janë publike. Kjo është ajo që bën institucioni: monitoron, konstaton shkeljet dhe kur ka vend, vendos sanksione dhe si masë të fundit, urdhëron bllokimin e përpunimit të të dhënave personale kur kemi të bëjmë me shkelje të rënda.

Intervista e plotë