3-5 QERSHOR 2024
KONFERENCA NDËRKOMBËTARE
E KOMISIONERËVE TË INFORMIMIT
www.informationcommissioners2024.al

|

Ambasadori i Prezencës së OSBE në Shqipëri viziton Zyrën e Komisionerit

Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, z. Besnik Dervishi, priti në një takim Ambasadorin z. Guido De Sanctis, Kryetar i Prezencës në Shqipëri të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Komisioneri shprehu falënderimin për kontributin dhe mbështetjen e dhënë ndër vite nga OSBE për Zyrën e Komisionerit, si dhe për projektet e frytshme të përbashkëta të zhvilluara për të dy fushat e përgjegjësisë institucionale.

Gjatë takimit Ambasadori De Sanctis u njoh me rolin, funksionet dhe veprimtarinë e Zyrës së Komisionerit, si edhe me procesin e harmonizimit të kuadrit rregullator kombëtar të mbrojtjes së të dhënave personale me acquis të BE, apo dhe atë për përmirësimin e ligjit për të drejtën e informimit.

Palët diskutuan dhe u dakordësuan për të vijuar këtë bashkëpunim në funksion të njohjes dhe ndërgjegjësimit për ushtrimin e të drejtave dhe lirive themelore nga qytetarët.