3-5 QERSHOR 2024
KONFERENCA NDËRKOMBËTARE
E KOMISIONERËVE TË INFORMIMIT
www.informationcommissioners2024.al

|

Ambasadorja franceze në Shqipëri viziton Zyrën e Komisionerit

Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, z. Besnik Dervishi, priti në një takim Ambasadoren e Republikës së Francës në Shqipëri, znj. Elisabeth Barsacq.

Komisioneri shprehu falënderimin për kontributin dhe mbështetjen që institucionet franceze, ashtu si dhe vetë përfaqësia diplomatike e këtij shteti në Tiranë, kanë dhënë ndër vite për Zyrën e Komisionerit.

Gjatë takimit, Ambasadorja Barsacq u njoh me rolin, funksionet dhe veprimtarinë e Zyrës së Komisionerit, si dhe me procesin e harmonizimit të kuadrit kombëtar të mbrojtjes së të dhënave personale me acquis të BE.