3-5 QERSHOR 2024
KONFERENCA NDËRKOMBËTARE
E KOMISIONERËVE TË INFORMIMIT
www.informationcommissioners2024.al

|

Të informuar e ndërgjegjësuar, takime me studentë

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale i kushton rëndësi ndërveprimit me institucionet e arsimit të lartë në kuadër të veprimtarisë mësimore akademike të të rinjve, si dhe për zgjerimin e njohurive të tyre, si profesionistë të së ardhmes.

Disa aktivitete u organizuan me këtë qëllim me pjesëmarrjen e studentëve nga Fakultetet e Drejtësisë dhe Ekonomik të Universitetit të Tiranës, nga Universiteti Mesdhetar, si dhe atyre të grupuar në shoqatën Roma Versitas Albania. Në këto aktivete u prezantua legjislacioni në fuqi për të dy fushat e përgjegjësisë së institucionit, veprimtaria mbikëqyrëse nëpërmjet prezantimit të rasteve konkrete, si dhe u dhanë këshilla të vlefshme për ushtrimin në praktikë të këtyre të drejtave nga qytetarët.

Zyra e Komisionerit është përherë e hapur për të bashkëpunuar me organizata e grupe interesi në funksion të forcimit të kulturës së ndërgjegjësimit për të drejtën e informimit dhe mbrojtjen e të dhënave personale.