3-5 QERSHOR 2024
KONFERENCA NDËRKOMBËTARE
E KOMISIONERËVE TË INFORMIMIT
www.informationcommissioners2024.al

|

Procesi i negociatave për anëtarësimin në BE, vlerësohet kontributi i Zyrës së Komisionerit

Në kuadër të procesit të integrimit në Bashkimin Evropian, më datë 23 maj 2022, u zhvillua takimi konsultativ me temë “Përgatitja e ekzaminimit dypalësh” (Preparing the Bilateral Screening).

Me pjesëmarrjen e Kryenegociatorit, z. Zef Mazi dhe të përfaqësuesve nga institucione të ndryshme qendrore, të varësisë dhe të pavarura, të përfshira në Ekipin Negociator, aktiviteti kishte për qëllim ushtrimin/simulimin e një seance bisedimesh me zyrtarët e BE. Duke qenë se ky është një proces kompleks dhe i gjatë, workshop-i synoi rritjen e aftësive komunikuese dhe forcimin e bashkëveprimit të Ekipit Negociator. Zyra e Komisionerit u përzgjodh si një nga prezantuesit kryesorë për këtë simulim, ku u paraqit gjendja aktuale dhe sidomos, veprimtaria për modernizimin e legjislacionit të fushave të saj të përgjegjësisë sipas standardeve më bashkëkohore evropiane. Të pranishmit vlerësuan kontributin e institucionit, si dhe shkëmbyen mendime në funksion të përmirësimit të mëtejshëm të paraqitjes së Ekipit Negociator shqiptar.

Takimi ishte pjesë e Projektit të Binjakëzimit “Mbështetje procesit të integrimit të Shqipërisë në BE” (Support to the EU integration process of Albania).