3-5 QERSHOR 2024
KONFERENCA NDËRKOMBËTARE
E KOMISIONERËVE TË INFORMIMIT
www.informationcommissioners2024.al

|

Raporti i Monitorimit për Shqipërinë nga SIGMA, “Parimet e Administratës Publike”

SIGMA (Support for Improvement in Governance and Management) është një nismë e përbashkët e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (Organisation for Economic Co-operation and Development-OECD) dhe Bashkimit Evropian. Objektivi i saj kryesor është të forcojë themelet për përmirësimin e qeverisjes publike, dhe si rrjedhim të mbështesë zhvillimin social-ekonomik përmes ndërtimit të kapaciteteve të sektorit publik, përmirësimit të qeverisjes horizontale dhe përmirësimin e hartimit dhe zbatimit të reformave të administratës publike, duke përfshirë prioritizimin e duhur, renditjen dhe buxhetimin.

SIGMA ka kryer monitorimin e “Parimeve të Administratës Publike në vendet kandidate në BE dhe kandidate potenciale që nga viti 2015”. Në vitin 2021, raportet e monitorimit u përgatitën për Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë.

Nën parimin e “Llogaridhënies së Administratës Publike”, SIGMA ka vlerësuar gjatë vitit 2017 dhe vitit 2020 treguesin “E drejta për të akesuar informacion publik është miratuar në legjislacion dhe zbatohet vazhdimisht në praktikë”.

Zbatimi i të drejtës për informim renditet në krye të avancimit të parimeve të reformës në administratën publike dhe në përmbushjen e standardeve të administrimit publik. Fakti evidentohet në raportin më të fundit të realizuar nga SIGMA, vlera për treguesin “Qasja ndaj informacionit publik” është vlerësuar me 4 pikë, në një shkallë 1 deri në 5. Përmirësimi i vlerës së treguesit – që ishte 3 në vitin 2017 – mund t’i atribuohet përmirësimit të perceptimit të transparencës mes qytetarëve dhe bizneseve të raportuara nga Barometri Ballkanik.

Veçanërisht raporti i SIGMA për vitin 2021 ndalet dhe tek roli i Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe të Dhënave Personale, ku konkretisht citohet se: “Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, luan një rol kyç në monitorimin e standardeve të transparencës të përcaktuara në ligjin nr. 119/2014. Në veçanti, Komisioneri vepron si një organ apelimi i cili vlerëson mjetet juridike kundër refuzimit të aksesit në informacion ose heshtjes administrative”. Në shumicën e rasteve të shqyrtuara nga Komisioneri, aplikantët kanë marrë informacionin e kërkuar gjatë procedimit, i cili jep disa dëshmi të rolit të suksesshëm ndërmjetësues të institucionit. Siç tregon edhe anketa WeBER, një pjesë e madhe e popullsisë vlerëson pozitivisht përpjekjet e këtij institucioni në promovimin e transparencës”.

Raportin e plotë të SIGMA për Shqipërinë për vitin 2021 mund ta lexoni në lidhjen e mëposhtme:  http://www.sigmaweb.org/publications/monitoring-reports.htm.