3-5 QERSHOR 2024
KONFERENCA NDËRKOMBËTARE
E KOMISIONERËVE TË INFORMIMIT
www.informationcommissioners2024.al

|

Webinar-i VII me institucione të arsimit të lartë për njohjen me legjislacionin e ri për mbrojtjen e të dhënave personale

Aktiviteti i shtatë njohës në kuadër të zbatimit të Projektit të Binjakëzimit “Mbështetje institucionit për përafrimin e legjislacionit mbi mbrojtjen e të dhënave personale me acquis-in e BE” u zhvillua nga Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale me institucione të arsimit të lartë (IAL).

Pjesëmarrës në trajnim (dissemination event) ishin më shumë se 130 përfaqësues të stafeve akademike e administrative dhe studentë nga këto institucione publike edhe private. Legjislacioni i ri për mbrojtjen e të dhënave, i përafruar tërësisht me GDPR dhe Direktivën e Policisë, u trajtua në këtë webinar-it në optikën e veprimtarisë së sektorit të arsimit të lartë, ku u sollën edhe shembuj nga praktika evropiane. Roli i këtyre institucioneve është formimi i profesionistëve të së ardhmes dhe si i tillë, njohja me kuadrin e ri rregullator është kontribut për një brez të ri të informuar dhe të përgatitur për sfidat e zhvillimit ekonomik e shoqëror.

Trajnimi u zhvillua nga ekspertë të partnerit të zbatimit të Projektit të Binjakëzimit, CSI-Piemonte në Itali dhe të Zyrës së Komisionerit.