Projekti “Përmirësimi i transparencës dhe përgjegjësisë së qeverive të Ballkanit Perëndimor përmes zhvillimit të komunikimeve efektive strategjike” (Improving the openness and accountability of the governments of the Western Balkans through the development of effective strategic communications) është një iniciativë, ku si pjesë të saj të rëndësishme, ka rritjen e llogaridhënies dhe transparencës së Autoriteteve Publike shqiptare.

Projekti zbatohet nga Zyra për Komunikim të Shërbimeve Ndërkombëtare të Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, me mbështetjen e Ambasadës Britanike dhe Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Në aktivitetin e parë, të mbajtur në formën e tryezës së rrumbullakët, pjesëmarrës ishin koordinatorët për të drejtën e informimit nga 20 institucione qendrore/të varësisë dhe atyre të pavaruara.

Ky projekt synon forcimin e veprimtarisë së Autoriteteve Publike për t’ju përgjigjur në mënyrë proaktive dhe efektive kërkesave për informacion. Takimi kishte në fokus njohjen me situatën aktuale dhe sigurimin e një mbështetje strategjike të komunikimit, në mënyrë që të drejtat dhe detyrimet mbi aksesin në informacion t’u garantohet qytetarëve, organizatave të shoqërisë civile apo medias. Ndër çështje kryesore që u diskutuan ishte përmirësimi i praktikave institucionale të komunikimit strategjik të Autoriteteve Publike, forcimi i rolit të koordinatorit për të drejtën e informimit brenda strukturës organizative apo trajnimi i vazhdueshëm i këtyre të fundit.