Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në bashkëpunim me Shkollën Shqiptare të Administratës Publike (ASPA), zhvilluan webinar-in e dytë për njohjen nga autoritetet publike të legjislacionit të ri të mbrojtjes së të dhënave personale.

Në të morën pjesë mbi 80 përfaqësues të institucioneve të pushtetit qendror, atyre të pavarura dhe të vetëqeverisjes vendore. Zyra e Komisionerit po zbaton Projektin e Binjakëzimit “Mbështetje institucionit për përafrimin e legjislacionit mbi mbrojtjen e të dhënave personale me acquis-in e BE”, i cili në fazën e tij të tretë përfshin aktivitete trajnuese dhe ndërgjegjësuese (disseminations events). Të pranishmit u njohën me risitë e ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale të përafruar me GDPR dhe Direktivën e Policisë, duke u fokusuar në rritjen e përgjegjshmërisë së kontrolluesve publik për zbatimin e tij në praktikë.

Trajnerë në këtë aktivitet ishin ekspertë nga Autoriteti Italian për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, CSI-Piemonte në Itali, instituti austriak “Për të drejtat e njeriut Ludwig Boltzmann” (BIM) dhe të Zyrës së Komisionerit, partnerë në zbatimin e Projektit të Binjakëzimit.