Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në kuadër të bashkëpunimit me Qendrën Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm (CVE), mbajti trajnimin e dytë me temë “E drejta e informimit dhe mbrojtja e të dhënave personale në raport me çështjet e P/CVE – standardi bazë ligjor dhe rastet e kufizimeve të tyre”.

Në takim morën pjesë stafi i Qendrës dhe përfaqësues nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe institucionet në varësi të Ministrisë së Drejtësisë: Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, Shërbimi i Provës, Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas dhe Qendra e Parandalimit të Krimeve të të Miturve.