3-5 QERSHOR 2024
KONFERENCA NDËRKOMBËTARE
E KOMISIONERËVE TË INFORMIMIT
www.informationcommissioners2024.al

|

Legjislacioni për të drejtën e informimit dhe mbrojtjen e të dhënave personale në funksion të veprimtarisë së Qendrës Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale në bashkëpunim me Qendrën Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm (CVE) organizuan trajnimin me tematikë “E drejta e informimit dhe mbrojtja e të dhënave personale në raport me çështjet e P/CVE – standardi bazë ligjor dhe rastet e kufizimeve të tyre”.

Në këtë aktivitet ishin të pranishëm stafi i Qendrës dhe pjesëtarë të rrjetit të bashkëpunëtorëve të saj nga ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe ajo e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, institucione zbatuese të Strategjisë Kombëtare për Luftën Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm. Në takim u trajtua ligji nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit” dhe ai nr. 9887/2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, roli dhe funksionet monitoruese e mbikëqyrëse të Zyrës së Komisionerit, balanca mes këtyre dy të drejtave apo kur ato kufizohen në raport me objektin e veprimtarisë së CVE, si dhe për raste praktike nga të dy këto fusha. Trajnimin e drejtuan znj. Elona Hoxhaj, Drejtor i Drejtorisë së Vlerësimit të Ankesave në Drejtorinë e Përgjithshme për të Drejtën e Informimit dhe znj. Pjerina Gaxha, Drejtor i Drejtorisë së Ankesave dhe Harmonizimit në Drejtorinë e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Njohja me liritë dhe të drejtat themelore të njeriut janë në fokus edhe të trajnimeve të ardhshme të Zyrës së Komisionerit dhe CVE për rrjetin e bashkëpunëtorëve të saj.