3-5 QERSHOR 2024
KONFERENCA NDËRKOMBËTARE
E KOMISIONERËVE TË INFORMIMIT
www.informationcommissioners2024.al

|

Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit mes Autoritetit të Konkurrencës dhe Zyrës së Komisionerit

Autoriteti i Konkurrëncës dhe Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi. Palët do të bashkëpunojnë dhe do të bashkërendojnë punën në funksion të objektit të veprimtarisë respektive institucionale, për të nxitur transparencën dhe mbrojtjen e konkurrencës së lirë në treg, mbrojtjen e të dhënave personale, si një model për shoqërinë në garantimin dhe zbatimin e të drejtave themelore të njeriut.

Ky dokument i angazhon këto Autoritete në një sërë aspektesh, ku ndër më kryesoret përfshihen: dhënia e mendimeve/sugjerimeve në hartimin e akteve që prekin objektin e veprimit të palës tjetër; shkëmbimin e ekspertizës dhe praktikave më të mira; ndërlidhjen mes konkurrencës, konsumatorit dhe mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe identifikimin e sfidave në ndërtimin e transparencës, besimit dhe llogaridhënies; garantimin e standardeve më të larta gjatë procesit të transferimin ndërkombëtar të të dhënave me autoritetet ndërkombëtare apo simotra; si edhe nxitjen, mbështetjen dhe realizimin e aktiviteteve të përbashkëta kombëtare dhe ndërkombëtare me interes të ndërsjellë. Nënshkrimi i këtij Memorandumi Mirëkuptimi është një tjetër instrument për institucionet e pavarura në fjalë për mbikëqyrje më të integruar të legjislacionit për garantimin e të drejtave të qytetarëve.

Memorandumi i Mirëkuptimit