3-5 QERSHOR 2024
KONFERENCA NDËRKOMBËTARE
E KOMISIONERËVE TË INFORMIMIT
www.informationcommissioners2024.al

|

Dita e të Drejtës për Informim, deklaratë e Konferencës Ndërkombëtare të Komisionerëve të Informimit

Në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtës për Informim, Konferenca Ndërkombëtare e Komisionerëve të Informimit (International Conference of Information Commissioners–ICIC) njoftoi bashkëpunimin me UNESCO (Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Edukimin, Shkencën dhe Kulturën) dhe organizma të tjerë ndërkombëtar për promovimin e kësaj të drejte themelore të njeriut.

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, anëtare e akredituar e kësaj organizate (ICIC), përshëndet këtë bashkëpunim dhe shpreh bindjen se kjo iniciativë është modeli më i mirë për të forcuar transparencën dhe llogaridhënien e Autoriteteve Publike shqiptare.

Komisionerët e Informimit luajnë rol kyç në vënien e autoriteteve publike para përgjegjësisë, që këto të fundit të garantojnë regjistrimin dhe menaxhimin në mënyrën e duhur të informacionit, përpunimin e saktë të tij dhe respektimin e aksesit në informacion, publikimin në mënyrë proaktive dhe detyrimet e tjera ligjore, sidomos në një situatë emergjence publike” – theksohet në këtë deklaratë.

Teksti i deklaratës në shqip / versioni anglisht