3-5 QERSHOR 2024
KONFERENCA NDËRKOMBËTARE
E KOMISIONERËVE TË INFORMIMIT
www.informationcommissioners2024.al

|

Publikohet newsletter “E drejta për informim”

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, prej muajit korrik 2020, nis publikimin e newsletter-it “E drejta për informim”.

Kjo formë komunikimi ka për qëllim të nxisë njohjen e publikut me zbatimin e legjislacionit në fushën e të drejtës për informim. Transparenca dhe llogaridhënia e Autoriteteve Publike është shumë e rëndësishme për funksionimin e një shoqëri demokratike. Kjo mundësohet nga ndërveprimi mes qytetarëve, organizatave të shoqërisë civile apo medias me çdo institucion të administratës publike dhe veçanërisht, me koordinatorin për të drejtën e informimit. Publikimi i newsletter-it do të jetë i përmuajshëm, duke bërë të njohur veprimtarinë dhe vendimmarrjen e Zyrës së Komisionerit në lidhje me ankesat e paraqitura, raportet mbi transparencën e AP, si dhe të rejat më të fundit nga kjo fushë.

Nëse dëshironi të merrni nëpërmjet email-it newsletter-in mund të regjistroni kontaktet tuaja në adresën info@idp.al.