Komiteti Ekzekutiv i Asamblesë Globale të Privatësisë (GPA) njeh sfidat e pazakonshme që po hasen për të frenuar përhapjen e Coronavirus (COVID-19).

Adresimi i këtyre sfidave kërkon përgjigje të koordinuar në nivel kombëtar dhe global, duke përfshirë shkëmbimin e informacionit personal si të domosdoshëm nga organizatat dhe qeveritë, si edhe përtej kufijve. Ne jemi të sigurt se kërkesat për mbrojtjen e të dhënave personale nuk do të ndalojnë shkëmbimin vendimtar të informacionit për të mbështetur përpjekjet për të trajtuar këtë pandemi globale. Parimet universale për mbrojtjen e të dhënave personale në legjislacionin e vendeve tona do të mundësojnë përdorimin e të dhënave në interes të publikut por dhe të ofrojnë mbrojtjet që publiku pret. Autoritetet e mbrojtjes së të dhënave janë të gatshme për të ndihmuar në lehtësimin e shkëmbimit të shpejtë dhe të sigurt të të dhënave për të luftuar COVID-19.

Të dhënat shëndetësore konsiderohen sensitive në shumë juridiksione, por bashkëpunimi midis Autoriteteve për mbrojtjen e të dhënave dhe qeverive nënkupton shumë shembuj të praktikave kombëtare që kanë të bëjnë në dhënien e mesazheve në funksion të mbrojtjes së shëndetit publik; të përdorimit të teknologjisë më të fundit për të lehtësuar konsultat dhe diagnostikimet e sigurta dhe të shpejta; si dhe krijimin e lidhjeve midis sistemeve të të dhënave publike për të lehtësuar identifikimin e përhapjes së virusit.

Kjo deklaratë ka për qëllim të ofrojë mbështetje për autoritetet publike dhe ekspertët e shëndetësisë që të jenë në gjendje të komunikojnë drejtpërdrejtë me njerëzit dhe strukturat shkencore e qeveritare për të koordinuar në shkallë kombëtare dhe globale në ndalimin e pandemisë aktuale COVID-19.

Platforma jonë e mbrojtjes së të dhënave dhe COVID-19 ofron udhëzimet dhe informacionet më të fundit nga anëtarët e GPA.

 

Komiteti Ekzekutiv i GPA

-Elizabeth Denham CBE, Presidente e GPA dhe Komisionere për Mbrojtjen e të Dhënave dhe të Drejtën e Informimit në Mbretërinë e Bashkuar

-Marguerite Ouédraogo Bonané, Presidente e CIL, Burkina Faso

-Angelene Falk, Komisionere e Privatësisë dhe Informimit, Zyra e Komisionerit Australian të Informimit

-Raymund Enriquez Liboro, Komisioner për Privatësinë dhe President, Komisioni Kombëtar i Privatësisë i Filipineve

-Eduardo Bertoni, Drejtor i Agjencisë Kombëtare të Aksesit në Informacionin Publik, Argjentinë

-Besnik Dervishi, Komisioner për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Shqipëri

-Francisco Javier Acuña Llamas, President Komisioner, Instituti Kombëtar për Transparencën, Aksesin në Informacion dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (INAI), Meksikë

-John Edwards, Komisioneri i Privatësisë, Zyra e Komisionerit të Privatësisë, Zelanda e Re