3-5 QERSHOR 2024
KONFERENCA NDËRKOMBËTARE
E KOMISIONERËVE TË INFORMIMIT
www.informationcommissioners2024.al

|

Zyra e Komisionerit, ndihmë për përballimin e pasojave të tërmetit

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale u gjendet pranë personave të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

Dy grupe vullnetarësh të Zyrës së Komisionerit dërguan ditën e djeshme një sasi ndihmash në pikat e grumbullimit në Durrës dhe në Thumanë.

Edhe në ditët në vijim, punonjësit e Zyrës së Komisionerit do të vazhdojnë të kontribuojnë me iniciativa të tjera në mbështetje të familjeve dhe për rimëkëmbjen e zonave të dëmtuara.