3-5 QERSHOR 2024
KONFERENCA NDËRKOMBËTARE
E KOMISIONERËVE TË INFORMIMIT
www.informationcommissioners2024.al

|

Zyra e Komisionerit, solidarizim me familjet në nevojë

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale shpreh keqardhjen e saj të thellë për humbjen e jetëve njerëzore pas tërmetit që goditi vendin gjatë mëngjesit të ditës së sotme dhe u qëndrojmë pranë familjeve të dëmtuara. Njëkohësisht, urojmë shërimin e shpejtë të të gjithë të lënduarve.

Zyra e Komisionerit thekson dhe vlerëson, se në këto momente të vështira, roli i medias së shkruar, audio-vizive dhe asaj online është thelbësor në informimin e publikut. Por, misioni i saj është, po ashtu, me rëndësi për të përmbushur standardet më të larta etike në kryerjen e kësaj detyre. Zyra e Komisionerit u bën thirrje të gjithë subjekteve mediatikë të jenë të kujdesshëm në transmetimin e informacionit sa më të saktë dhe të konfirmuar dhe sidomos, të imazheve, në respekt të viktimave dhe të personave të lënduar.