3-5 QERSHOR 2024
KONFERENCA NDËRKOMBËTARE
E KOMISIONERËVE TË INFORMIMIT
www.informationcommissioners2024.al

|

Asambleja Globale e Privatësisë, një stad i ri ndërkombëtar për mbrojtjen e të dhënave

Një nga vendimet më të rëndësishme të Konferencës së 41-të Ndërkombëtare të Komisionerëve të Mbrojtjes së të Dhënave dhe Privatësisë, të zhvilluar në Tiranë më 21-24 tetor 2019, ishte reformimi i plotë i organizatës. Kjo reformë e thellë do të prekë si funksionimin e saj të brendshëm, ashtu edhe procesin e hartimit të dokumenteve dhe politik-bërjen, për të adresuar sfidat e rëndësishme të privatësisë në epokën digjitale.

Një nga elementët kryesorë, në këtë etapë ndryshimesh, është emërtimi i ri i organizatës – nga Konferenca Ndërkombëtare në Asambleja Globale e Privatësisë. Ky ndryshim reflekton rolin, gjithnjë e më të rëndësishëm, që kanë autoritetet e mbrojtjes së të dhënave në vendet/shtetet respektive, por edhe rritjen e bashkëpunimit mes tyre në dekadën e fundit. Prej 15 nëntorit, njëkohësisht, rrjeti ka edhe një fytyrë të re digjitale – logo, faqe në internet  dhe llogaritë në rrjetet sociale Twitter dhe Youtube.