3-5 QERSHOR 2024
KONFERENCA NDËRKOMBËTARE
E KOMISIONERËVE TË INFORMIMIT
www.informationcommissioners2024.al

|

Takim me drejtuesit e Qendrës Evropiane për Studimet e Sigurisë

Zhvillimi i kapaciteteve, bashkëpunimit dhe kulturës së mbikëqyrjes të sektorit të sigurisë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut (DECOS) 2019-2022”, është projekti që realizohet nga Qendra Evropiane për Studimet e Sigurisë (CESS), me mbështetje nga Ministria e Punëve të Jashtme të Holandës. Në kuadër të zbatimit të tij, në Zyrën e Komisionerit u zhvillua takimi informues me drejtuesit e projektit.

Si pjesë e projektit në Shqipëri, CESS ka angazhuar Institutin e Studimeve Politike. CESS synon nëpërmjet këtij projekti fuqizimin e parlamenteve, shoqërisë civile dhe aktorët e tjerë, në rolin e tyre në mbikëqyrjen demokratike të sektorit të sigurisë.