28 shtatori është Dita Ndërkombëtare e të Drejtës për Informim. Në këtë ditë zhvillohen aktivitete dhe nisma për të rritur ndërgjegjësimin e qytetarëve.

Për të nxitur llogaridhënien dhe transparencën e Autoriteteve Publike, në shërbim të komunitetit, Zyra e Komisionerit ju fton të përdorni ligjin “Për të drejtën e informimit”. Për këtë qëllim është krijuar dhe “Regjistri elektronik i kërkesave dhe përgjigjeve të të drejtës për informim”, që është i aksesueshëm dhe funksionon si pjesë e portalit pyetshtetin.al.