3-5 QERSHOR 2024
KONFERENCA NDËRKOMBËTARE
E KOMISIONERËVE TË INFORMIMIT
www.informationcommissioners2024.al

|

Konsultimi i “Kuadrit të aftësimit të mësuesve për mbrojtjen e të dhënave personale”, përmbyllet fushata “Privatësi dhe Siguri”

Zyra e Komisionerit përmbylli fushatën ndërgjegjësuese “Privatësi dhe Siguri”, qëllimi i së cilës ishte konsultimi i “Kuadrit të aftësimit të mësuesve të shkollave 9-vjeçare për mbrojtjen e të dhënave personale”. Gjatë fazës së dytë të saj, të zhvilluar në periudhën janar-tetor 2018, u mbajtën takime në Pogradec, Korçë, Berat, Lushnjë, Fier, Vlorë, Durrës dhe Tiranë. Pjesëmarrës në këto konsultime ishin mësues të lëndëve të qytetarisë, TIK dhe psikologë.

“Kuadri i aftësimit” përbëhet nga 9 parime për edukimin e përgjegjshëm të nxënësve për lundrimin në mjedisin digjital dhe përdorimin e sigurt të teknologjive të reja. Gjatë viteve të fundit, janë konstatuar raste të ekspozimit të fëmijëve dhe të rinjve ndaj fenomeneve negative të përdorimit të pakontrolluar të rrjeteve sociale Mësuesit morën njohuri dhe informacione për mbrojtjen e privatësisë dhe të dhënave personale, për legjislacionin e fushës, për funksionin e Zyrës së Komisionerit, për aspekte të procesit të përpunimit të të dhënave personale apo për të drejtat në rastet e keqpërdorimit të tyre. Autoriteti vlerëson bashkëpunimin me Drejtoritë dhe Zyrat Arsimore (DAR/ZA), për koordinimin në organizimin e takimeve të kësaj fushate.

“Kuadri i aftësimit” u miratua në 2016 në Konferencën e 38-të Ndërkombëtare të Komisionerëve të Mbrojtjes së të Dhënave dhe Privatësisë (ICDPPC). Ai është hartuar nga Grupi i Punës për Edukimin Digjital (DEWG), pjesë e të cilit është edhe Zyra e Komisionerit.