3-5 QERSHOR 2024
KONFERENCA NDËRKOMBËTARE
E KOMISIONERËVE TË INFORMIMIT
www.informationcommissioners2024.al

|

“Instrumenti i Vetëvlerësimit të Autoritetit Publik”, trajnim me koordinatorët e institucioneve qendrore

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në bashkëpunim me Fondacionin “Shoqëria e Hapur për Shqipërinë”, organizuan trajnimin në lidhje me “Instrumentin e Vetëvlerësimit të Autoritetit Publik”. Në këtë aktivitet morën pjesë koordinatorët e të drejtës për informim të institucioneve të Presidencës, Kuvendit e Kryeministrisë dhe të të gjitha ministrive.

“Instrumenti i Vetëvlerësimit” është një pyetësor, i cili i shërben Autoritetit Publik për të vlerësuar në mënyrë objektive respektimin e dispozitave të ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”. Shqyrtimi i kujdesshëm i pyetjeve dhe përgjigjet identifikojnë nivelin e realizimit të këtyre detyrimeve rregullatore. Nga ana tjetër, Autoriteti Publik ka një pasqyrë të saktë të masave që duhet të marrë për përmirësimin e problematikave.

Zyra e Komisionerit, në përfundim të këtij procesi, do të dalë me rekomandimet përkatëse për Autoritetet Publike, me qëllim përmbushjen e plotë të detyrimeve që burojnë nga ligji “Për të drejtën informimit”.