Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale mori pjesë në Konferencën e 10-të Ndërkombëtare të Komisionerëve të të Drejtës për Informim zhvilluar në muajin shtator. Punimet e Konferencës trajtuan çështjet e transparencës dhe të drejtës për informim.

Konferenca e vitit 2017 u organizua bashkërisht nga Komisioneri i Informimit në Mbretërinë e Bashkuar dhe Komisioneri i Informimit të Skocisë.

Në këtë Konferencë, Zyra e Komisionerit dha një kontribut të veçantë në seksionin e mbyllur me titull “Sfidat e Autoriteteve të reja të të drejtës për informim”.

Në fjalën e mbajtur, znj. Ardita Shehaj, Drejtor i Drejtorisë për të Drejtën e Informimit, diskutoi me të pranishmit mbi funksionimin e Zyrës së Komisionerit, rritjen e ndërgjegjësimit të qytetarëve për të ushtruar të drejtën për informim, pavarësinë institucionale dhe mbështetjen buxhetore.

Në përfundim të Konferencës të 10- të Komisionerëve për të Drejtën e Informimit, u miratua Rezoluta “E drejta për akses në informacion dhe llogaridhënia për shërbimet publike”.

Rezoluta “E drejta për akses në informacion dhe llogaridhënia për shërbimet publike”

Resolution “Right of access to information and accountability of public services”