3-5 QERSHOR 2024
KONFERENCA NDËRKOMBËTARE
E KOMISIONERËVE TË INFORMIMIT
www.informationcommissioners2024.al

|

RRETH NESH

Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale është institucion i pavarur i administratës publike.

Komisioneri zgjidhet nga Kuvendi, me propozimin e Këshillit të Ministrave .

Kuvendi vendos për pagën e Komisionerit, strukturën organizative dhe klasifikimin e pagave për punonjësit e Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale kryen hetim administrativ dhe ka të drejtën e aksesit në përpunimet e të dhënave personale, si  dhe ka të drejtë të mbledhë të gjithë informacionin e nevojshëm për përmbushjen e detyrave të mbikëqyrjes; urdhëron bllokimin, fshirjen, shkatërrimin ose pezullon përpunimin e paligjshëm të të dhënave personale; jep udhëzime përpara se përpunimet të kryhen dhe siguron publikimin e tyre.

Komisioneri njihet dhe ka akses në informacionin dhe dokumentet, objekt ankimi, sipas ligjit “Për të drejtën e informimit” apo që lidhen me çështjen në shqyrtim, duke përfshirë edhe informacionet e klasifikuara “sekret shtetëror”.

Të gjithë institucionet publike dhe private detyrohen të bashkëpunojnë me Zyrën e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, duke i siguruar të gjithë informacionin që ajo kërkon për përmbushjen e detyrave ligjore.

Në lidhje me veprimet ose mosveprimet e Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale ju keni të drejtë t’i drejtoheni gjykatës në afatet dhe sipas procedurave që rregullojnë gjykimin administrativ.