Programi i Transparencës i KDIMDP

Programi i Transparencës i Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale

I. HYRJE

Në përputhje me nenin 7 të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” është përgatitur programi i transparencës për Komisionerin për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale
Ky program përcakton kornizën ligjore të veprimtarisë së autoritetit në kuadër të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”(LDI).
Ky program vlerësohet si një mënyrë konkrete përmes së cilës Autoriteti Publik (këtej e tutje KDIMDP) ndërton dhe rrit transparencën në punën e tij institucionale, nën garancinë e LDI-së. KDIMDP-ja do të përditësojë herë pas here Programin e Transparencës, në përputhje me pikën 2 të nenit 5 të LDI-së.
Informacioni i bërë publik në këtë program, synon të bëjë transparencën e veprimtarisë së punës së KDIMDP-së, nëpërmjet pasqyrimit të detajuar të tij në faqen zyrtare www.idp.al  si dhe në mjediset e pritjes së publikut.  Programi i transparencës pasqyrohet në rubrika, tekste/përmbajtje, afat kohor për bërjen publike të tij, mënyrën e bërjes publike si dhe strukturën përkatëse e cila prodhon ose administron dokumentin.
Në përmbajtje të programit të transparencës evidentohet skema e publikimit, e cila pasqyron menutë ku adresohet dokumenti në faqen zyrtare në internet. Përveç kësaj, çdo dokument është i aksesueshëm edhe në skemë.
Dokumentacioni i bërë publik, do të jetë i përditësuar në formë e përmbajtje. Faqja zyrtare e KDIMDP-së është ndërtuar në atë formë që mundëson informacion për publikun pa kërkesë në format lehtësisht të kuptueshëm. Në rubrikat e faqes zyrtare pasqyrohen edhe informacione që karakterizohen nga kufizime të identifikimit të të dhënave personale për shkak të ruajtjes së privatësisë së individëve/subjekteve të të dhënave, etj.
Skema e publikimit paraqitet nëpërmjet tabelës përmbledhëse të evidentuar në këtë program.

 

II. PARIME TË PËRGJITHSHME

Parimet kryesore në të cilat mbështetet Programi Transparencës së KDIMDP-së janë:
1. “E drejta për informim” është e drejtë Kushtetuese e parashikuar në nenin 23 të saj, e aksesueshme nga të gjithë pa asnjë përjashtim.

2. Prezumimi i publikimit maksimal të të dhënave: KDIMDP-ja ushtron funksione publike, për rrjedhojë informacioni që rrjedh nga veprimtaria e tij publikohet në përputhje me legjislacionin në fuqi.

3. Zbatimi korrekt i ligjit dhe dispozitave ligjore që rregullojnë në mënyrë të posaçme veprimtarinë e KDIMDP-së dhe përkatësisht: Ligji nr. 9887, datë datë. 10.03.2008 “Për mbrojtjen të dhënave personale” i ndryshuar, Ligji nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit”.

4. Informacioni përshtatet në gjuhë të qartë e të kuptueshme.

5. Organ mbikëqyrës i procedurave të informimit publik është Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

6. Rishikimi i programit të transparencës bëhet sipas së njëjtës procedurë, përmes së cilës është bërë miratimi i tij.

7. Informacioni publik  pa kërkesë duhet të jetë:

  • i plotë;
  • i saktë;
  • i përditësuar;
  • i thjeshtë në konsultim;
  • i kuptueshëm;
  • lehtësisht i aksesueshëm;
  • i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të autoritetit publik.

 

III. INFORMACIONI QË BËHET PUBLIK PA KËRKESË

Informacioni i lejuar për publikim është shprehimisht i parashikuar në nenin 7 të ligjit Nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”.
Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, KDIMDP vendos në dispozicion të publikut në faqen e tij të internetit www.idp.al dhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mëposhtme të informacionit:

  •  Strukturën organizative të autoritetit publik;
  • Tekstet e plota, të konventave që janë ratifikuar, të ligjeve, të akteve nënligjore, të kodeve të sjelljes, dokumente politikash, të manualit ose ndonjë dokument tjetër që ka lidhje me ushtrimin e funksioneve të tij dhe që prek publikun e gjerë;
  • Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat e ankimit të vendimit përkatës;
  • Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik, orarin e punës, emrin dhe kontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit;
  • Të dhëna për arsimin, kualifikimet dhe pagat e funksionarëve, të cilët kanë detyrimin për deklarimin e pasurisë, sipas ligjit, strukturat e pagave për nëpunësit e tjerë, si dhe një përshkrim të procedurave të zgjedhjes, kompetencave dhe detyrave të funksionarëve të lartë të autoritetit publik dhe procedurën që ata ndjekin për të marrë vendime;
  • Mekanizmat monitorues dhe të kontrollit që veprojnë mbi autoritetin publik, përfshirë planet strategjike të punës, raportet e auditimit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit ose subjekte të tjera, si dhe dokumentet që përmbajnë tregues të performancës së autoritetit;
  • Të dhëna për buxhetin dhe planin e shpenzimeve për vitin financiar në vijim dhe vitet e kaluara, si dhe çdo raport vjetor për zbatimin e buxhetit. Në ato raste kur autoriteti publik vetëfinancohet nga tarifat e licencave ose çdo formë tjetër e financimit të drejtpërdrejtë nga subjektet e rregulluara prej tij, bëhen publike edhe dokumentet që tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e licencuara;
  • Informacion për procedurat e prokurimit apo procedurat konkurruese të koncesionit/partneritetit publik privat, përkatësisht, sipas parashikimeve të ligjit nr. 9643, datë 20.12.2006, “Për prokurimin publik”, dhe të ligjit nr. 125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, që kryhen për llogari të autoritetit publik, duke përfshirë:  listën e kontratave të lidhura, shumën e kontraktuar, palët kontraktuese dhe përshkrimin e shërbimeve apo mallrave të kontraktuara, informacionin për zbatimin dhe monitorimin e kontratave, si dhe udhëzues e politika të ndryshme;
  • Informacion për shërbimet që autoriteti i jep publikut, përfshirë standardet për cilësinë e shërbimit, një përshkrim të kategorive dhe formave të ndihmës shoqërore, subvencioneve të dhëna nga autoriteti publik dhe të procedurave për t’i përfituar ato, informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh, çdo informacion tjetër që gjykohet i dobishëm nga autoriteti publik;
  • Çdo mekanizëm dhe procedurë për bërjen e kërkesave dhe ankesave, në lidhje me veprimet ose mosveprimet e autoritetit publik, procedura, përmes së cilës personat e interesuar mund të paraqesin mendimet e tyre apo të ndikojnë në çfarëdo mënyre tjetër në hartimin e ligjeve, të politikave publike apo ushtrimin e funksioneve të KDIMDP-së, një përshkrim të thjeshtë të sistemit që përdor autoriteti publik për mbajtjen e dokumentacionit, të llojeve, formave të dokumenteve, si dhe të kategorive të informacionit që bëhet publik pa kërkesë;
  • AP-ja, gjithashtu, krijon dhe arkivon një kopje digjitale të faqes zyrtare të tij në internet, të plotësuar me informacionin që kërkohet në programin e miratuar të transparencës, si dhe për metodat, mekanizmat dhe periodicitetin e publikimit të informacioneve publike, të cilat vihen në dispozicion të publikut pa kërkesë;
  • Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta, bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në faqen zyrtare të internetit, brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga KDIMDP-ja.

Informacioni i publikuar sipas kësaj skeme, përditësohet sa herë ai ndryshon.

Kategoritë e informacionit publik pa kërkesëBaza ligjoreDokumenti/PërmbajtjaAfati kohor për publikimMënyra e publikimitSektori Përgjegjës për Përgatitjen e Materialit apo disponimin e tij.
Përshkrim i strukturës organizative, funksioneve dhe detyrave të autoritetit publik.
Të dhënat për arsimin, kualifikimet dhe pagat e funksionarëve të cilët kanë detyrimin për deklarimin e pasurisë. Përshkrim i procedurave të zgjedhjes, kompetencave të funksionarëve të lartë dhe procedura e ndjekjes për marrjen e vendimeve.
Neni 7/1/a/dVendim miratimi

CV Komisioneri
Skemë
Struktura e pagave

Tabelë e funksioneve, detyrave dhe kompetencave të drejtorëve/ive, arsimit, kualifikimet e drejtuesve.


Parashikimet ligjore në nenin 30, 31, 31/1 33,34,35 dhe 36 të Ligjit nr.9887, datë 10.03.2008/ i ndryshuar.
Neni 24 i ligjit nr.119/2014.
Pas botimit në fl/ zyrtare.




Përditësohet pas çdo akt emërimi.
Në faqen zyrtare në menunë “Autoriteti”.













Në faqen zyrtare në menunë “Autoriteti/Rreth nesh”

Organika

CV e drejtorëve
Drejtoria e Shërbimeve të Brendshme dhe Financës / Sektori i Burimeve Njerëzore
Akte ndërkombëtare
ligje;
akte nën
ligjore;
dokument politikash;
dokument tjetër.
Neni 7/1/b





Neni 38/a i ligjit nr. 9887, datë 10.03.2008 i ndryshuar
Ligje

Vendime

Udhëzime

Udhëzuesë

Opinione

Manuale

Konventa / Legjislacion ndërkombëtar

Rregullore e Brendshme / Kodi i sjelljes

Strategji

Raporte vjetor
Pas botimit në fl /zyrtare



Pas miratimit të urdhrit nga
Komisioneri.

Menjëherë pas dorëzimit në Kuvend
Në faqen zyrtare në menunë “Legjislacion”



Në faqen zyrtare në menunë “Autoriteti”





Në faqen zyrtare në menunë “Autoriteti”
KDIMDP dhe të tjerë institucione.
Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim,
adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat
e ankimit të vendimit përkatës.
Neni 7/1/c/gFormat kërkese
Format ankese
Shpjeguese

Adresa: Rr. Abdi Toptani, Tiranë
Orari: E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30
E Premte 08:00 - 14:00
Adresë e-mail:
info@idp.al
Pas miratimit të Programit të transparencës.

Menjëherë në rast ndryshimesh
Në faqen zyrtare në menunë

“E drejta për informim”
Drejtoria për të Drejtën e Informimit
Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik, orarin e punës, emrin dhe
kontakt
et e koordinatorit për të drejtën e informimit.
Neni7/1/çKoordinatori

Alketa Koja
Email: info@idp.al

Nr. i Gjelbër: 08002050
Tel: 04 2222726
Adresa: Rr. Abdi Toptani, Tiranë
Orari: E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30
E Premte 08:00 - 14:00
Pas miratimit të urdhrit të caktimit të Koordinatorit.Në faqen zyrtare në menunë “Koordinatori”Drejtoria e Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë / Specialisti i Komunikimit me Publikun.
Mekanizmat monitorues;
Raporte auditi;
Dokumentet me tregues performance;

Neni7/1/dhRaporte monitorimi dhe auditimi.(KLSH & MF)

Rezolutë e Kuvendit të Shqipërisë
Menjëherë pas depozitimit në KDIMDP ose publikimit në faqen zyrtare të monitoruesve.

Menjëherë pas depozitimit në KDIMDP
Në faqen zyrtare në menunë “Autoriteti”.







Në faqen zyrtare në menunë “Autoriteti”
Drejtoria e Shërbimeve të Brendshme dhe Financës
Buxheti Neni 7/1/e Buxheti

Raporte
Pas miratimit të ligjit të buxhetit.

Çdo tre mujor.
Në faqen zyrtare në menunë “Autoriteti”Drejtoria e Shërbimeve të Brendshme dhe Financës
Informacion për procedurat e prokurimit.Neni 7/1/ë
Regjistri
Menjëherë pas dërgimit në APP.Në faqen zyrtare në menunë “Autoriteti”Drejtoria e Shërbimeve të Brendshme dhe Financës
Shërbimet e Autoritetit për publikun. Neni 7/1/fRegjistri i njoftimeve






Fatura arkëtimi
Përditësohet periodikisht.







E përhershme
Në faqen zyrtare në menunë “Mbrojtja e të dhënave”
Me kufizime të masave të sigurisë të përdorura nga kontrolluesit

Në faqen zyrtare në menunë “Autoriteti”
Drejtoria e Mbrojtjes së të Dhënave Personale


Drejtoria e Shërbimeve të Brendshme dhe Financës
Paraqitja e mendimeve në hartimin e p/akteve, etj.Neni 7/1/gjP/akt ligjor dhe nënligjor
p/strategji


Dhënie mendimi
Pas nënshkrimit të relacionit shoqërues.Në faqen zyrtare në menunë “Projekt akte”Drejtoria e Çështjeve Juridike
Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve, sipas nenit 8 të ligjit nr. 119/2014 Neni 7/1/i Tabelë Pas miratimit të programit të transparencës.Në faqen zyrtare në menunë

“Programi i Transparencës”
Me kufizime të identitetit të ankuesit.
Koordinatori i të drejtës për informim
Informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh.Neni 7/1/kVendimmarrje e Komisionerit për Ligjin e të Drejtës për Informim

Vendime

Vendimmarrje e Komisionerit për Ligjin e Mbrojtjes së të Dhënave Personale

Vendime
Rekomandime
Urdhra

Vendime për transferimin ndërkombëtar të të dhënave

Formulari i njoftimit

Formulari i transferimit ndërkombëtar





Nëpunës civil (vende vakante)
Pas miratimit nga Komisioneri.































Pas çdo krijimi të vendit vakant.
Në menunë / E drejta për informim “Inspektime”
Me kufizime të subjekteve të të dhënave personale në vendime dhe rekomandime

Në menunë / Mbrojtja e të dhënave “Hetimi administrativ”

Me kufizime të subjekteve të të dhënave personale në vendime dhe rekomandime









Në faqen zyrtare në menunë “Mbrojtja e të dhënave”




Në menunë “Autoriteti”
Drejtoria për të Drejtën e Informimit

Drejtoria e Mbrojtjes së të Dhënave Personale

Drejtoria e Hetimit Administrativ

Drejtoria e Çështjeve Juridike

Informacione të tjera të dobishme.Neni 7/1/l dhe shkronja “h” e nenit 31 të Ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, i ndryshuar.Ankesa
Kërkesa



Politika e privatësisë

Materiale ndërgjegjësuese dhe evente
Pas miratimit nga Komisioneri.Në faqen zyrtare në menunë “Mbrojtja e të dhënave”

Në faqen zyrtare “Kreu”

Në faqen zyrtare në menunë “Publikime”
KDIMDP
Mbajtja e dokumentacionit nga KDIMDP.Neni 7/1/hTabelëPas miratimit të urdhrit të Komisionit të Ekspertizës.Në faqen zyrtare në menunë “Publikime”Drejtoria e Shërbimeve të Brendshme dhe Financës / Specialisti i Arkiv - Protokollit

V. PUBLIKIMI

 

Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, KDIMDP-ja vendos në dispozicion të publikut në faqen e tij të internetit www.idp.al dhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mësipërme, në një menu të veçantë të titulluar “Programi i Transparencës”.

VI. MONITORIMI

Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale monitoron zbatimin e ligjit për të drejtën e informimit, duke nxitur parimin e transparencës në punën e autoriteteve publike, veçanërisht duke sensibilizuar dhe informuar për çështje të së drejtës së informimit.

Komisioneri bën rekomandime për autoritetet publike, lidhur me konceptimin dhe zbatimin e programeve institucionale të transparencës.