3-5 QERSHOR 2024
KONFERENCA NDËRKOMBËTARE
E KOMISIONERËVE TË INFORMIMIT
www.informationcommissioners2024.al

|

FJALOR TERMINOLOGJIK

Abonent ~ Çdo person fizik, person juridik, ent ose shoqatë, pjesë e një kontratë me një furnizues të shërbimeve të komunikimeve elektronike të hapura për publikun, për ofrimin e shërbimeve të tilla, ose  çdo përfitues i këtyre shërbimeve përmes kartave të parapaguara.
Account ~ Llogari përdoruesi e përberë nga identiteti dhe fjalëkalimi.
ADSL ~ shërbim komunikimi elektronik i të dhënave (teknologji).
Aksion ~ Letër me vlerë, që përfaqëson një nga pjesët, në të cilat është ndarë kapitali i një shoqërie ose i një sipërmarrjeje kapitaliste (zakonisht shoqëri anonime) dhe që i jep të drejtë zotëruesit të saj të marrë pjesë në veprimtarinë dhe në fitimet e sipërmarrjes.
Akses ~ Është bërja e disponueshme e lehtësirave dhe/ose shërbimeve një sipërmarrësi tjetër, sipas kushteve të përcaktuara, në baza ekskluzive ose joekskluzive, për sigurimin e shërbimeve të komunikimeve elektronike.
Akses në të dhënat personale ~ Nënkupton te drejtën për të hyrë në bankën e të dhënave, për tu njohur dhe për ti përdorur të dhënat, në përputhje me legjislacionin në këtë fushë.
Antivirus/Antispyware ~ Programe të cilat bëjnë të mundur kontrollimin, identifikimin, eleminin e programeve kompjuterike të dëmshme të instaluara në kompjutera (virus, trojan etj).
Anti Spam ~ Program për filtrimin e e-mail “spiune” prej të cilave mund të infektohet kompjuteri.
Aparatura që ndërhyjnë në jetën private ~ Pajisje teknologjike që marrin ose regjistrojnë të dhëna për jetën private veprimet dhe lëvizjet e njerëzve.
Aprovim i subjektit të të dhënave personale ~ Çdo deklaratë me vullnet të plotë e të lirë, e dhënë shprehimisht dhe në dijeni të plotë, me të cilën subjekti i të dhënave personale pranon përpunimin e të dhënave të tij personale.
Arkiv ~ Institucion që merret me grumbullimin, ruajtjen, sistemimin dhe pjesërisht edhe me botimin e dokumenteve e të dorëshkrimeve me vlerë historike; ndërtesa e këtij institucioni. Arkiv historik (qendror). Arkivi i shtetit. Punonjësit e arkivit. Fondet (materialet) e arkivit. Nxjerr nga arkivi. Zyrë ku ruhen aktet dhe shkresat e një institucioni, të një ndërmarrjeje etj. Arkivi i ministrisë (i ndërmarrjes). Fut (vë) në arkiv. Tërësia e dokumenteve, e akteve etj., që lidhen me veprimtarinë e një institucioni, të një organizate ose të një njeriu dhe që ruhen si materiale me vlerë. Arkivi i një shkrimtari. * E lë (e fut) në arkiv libr. e lë në harresë, nuk merret më me të.
Asgjësim i korrespondencës ~ Shkatërrim përfundimtar i materialeve fizike ose elektronike të cilat përmbajnë komunikimet mes dy njerëzve ose institucioneve
AUP (Acceptable Use Policy) ose Politika e Përdorimit të Lejuar ~ Tërësia e rregullave për përdorimin brenda normave të lejuara të paisjeve dhe shërbimeve të rrjetit të Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimeve.
Autoritete kombëtare ~ Janë të gjitha institucionet publike që veprojnë brenda territorit të një shteti por kur përdoret në kontekstin e mbrojtjes së të dhënave personale i referohet Zyrës së Komisionerit.
Autoritet publik ~ Kuptohet çdo organ i administratës shtetërore dhe i enteve publike.
Autorizim ~ 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve AUTORIZOJ, AUTORIZOHEM. Me autorizim të organeve. Kam autorizimin e dikujt. Marr autorizim prej dikujt. 2. Shkresë me të cilën i jepet e drejta dikujt të kryejë një punë në emër të atij, që e ka lëshuar këtë shkresë; dokument zyrtar që lejon dikë për të bërë një veprim a një punë. Lëshoj (jap) autorizim. Kam (marr) autorizim. Lejohet me autorizim.

Banesë ~ Ndërtesë ose ambient ku banojnë njerëzit.
Barazi fetare ~ Gjendje e barabartë e njerëzve të besimeve të ndryshme në shoqëri, të cilët kanë të drejta të njëjta politike e qytetare dhe marrëdhënie të barabarta me pronën shoqërore; e drejtë për të qenë i barabartë me një person të një besimi tjetër.
Bankë të dhënash ~ Është tërësia e të dhënave dhe e informacioneve për personat dhe sendet, të organizuara, sipas disa kritereve që lehtësojnë trajtimin e tyre.
Besim ~ Pranimi i dogmës dhe i riteve të një feje; një fe dhe përkatësia zyrtare në të, besimi fetar.
Bërje publike ~ Bëj të njohur të dhënat në prani të shumë njerëzve ose me mjete të komunikimit masiv.
Bindje ideologjike ~ Tërësia e pikëpamjeve ideologjike që ka një njeri, idetë dhe mendimet që mbështeten në botëkuptimin e tij.
Bin dje politike ~ Tërësia e pikëpamjeve politike që ka një njeri, mendimet që mbështeten në botëkuptimin e tij.
Botërisht (vepër e kryer botërisht ) ~ Fjalë të thëna ose veprime të bëra në prani të më shumë se dy personave, në ambiente publike ose me mjete të komunikimit masiv.
Browser ~  Është një program nëpërmjet të cilit përdoruesit i mundësohet të kërkojë informacion në Internet. (Si psh: Internet Explorer, Mozilla, Opera, etj.)
Bllokim ~ Është ruajtja e të dhënave personale duke pezulluar  përkohësisht çdo veprim tjetër përpunimi.

Cache ~ Quhet ajo pjesë e memories së kompjuterit ku janë depozituar të dhënat e përdorura më shpesh. Për shembull: (falë këtij funksioni) kur nisim të shkruajmë  adresën e një faqeje interneti, kjo e fundit plotësohet automatikisht.
Chat ~ Mund ti referohet çdo lloji komunikimi në internet por kryesisht ka të bëjë me shkëmbimin e mesazheve tekst midis dy përdoruesve.
Cloud Computing – Është një bashkim teknologjish të bazuara në internet të cilat mundësojnë menaxhimin dhe ofrimin e shërbimeve të informatikës në largësi përmes rrjetit.
Cookies ~ Janë disa të dhëna që regjistrohen në kompjuter, të cilat përmbajnë informacion specifik. “cookie” lejon që çdo server mund të  dijë se çfarë faqesh janë vizituar kohët e fundit, vetëm duke i lexuar ato.

Data backup ~ Është një kopje e të dhënave e cila shërben për të rikthyer të dhënat në gjëndjen e mëparshme pas një ngjarje problematike me të dhënat.
Database ~ Janë arkiva elektronikë ku ruhen të dhëna të depozituara sipas kërkesave të përdoruesve.
Default ~ Quhen konfigurime të paracaktuara në faqet e internetit të cilat mund të konfigurojnë nivelin e privatësisë.
Download ~ Quhet transferim i të dhënave nga një sistemi lokal në një sistem tjetër.
Deklarim ~ Pohim a njoftim me përgjegjësi dhe me vullnet të lirë që bën dikush me gojë a me shkrim, lidhur me diçka të caktuar.
Deklarim i pasurisë ~ Pohim me shkrim, me vullnet të lirë, i një personi ku tregon të gjitha pasuritë dhe të ardhurat që zotëron në emër të tij.
Deklaratë e rreme ~ Pohim a njoftim me përgjegjësi dhe me vullnet të lirë që bën dikush me gojë a me shkrim, lidhur me diçka të caktuar dhe që nuk është i vërtetë.
Dekoratë ~ Medalje, urdhër etj., që i jepet dikujt nga shteti si shenjë nderimi për shërbime të larta ose për merita të veçanta.
Dispozitë ~ Pjesë e një norme juridike që përmban një rregull të caktuar të sjelljes; secila prej pikave të një ligji, të një urdhërese, të një rregulloreje a të një vendimi. Dispozita të përgjithshme (të veçanta). Dispozita ligjore. Dispozitat e vendimit (e marrëveshjes, e rregullores). Zbatimi i dispozitave. Shkelja e dispozitave. Në bazë të (sipas) dispozitave në fuqi.
Direktivë ~ Udhëzim që jepet nga një organ drejtues për vijën që duhet ndjekur e duhet zbatuar në një punë a veprimtari. Dha (lëshoi) direktivën. Zbatoj (vë në jetë) direktivat. Zbërthyen direktivat. Vepron sipas direktivave.
Të drejta ~ Mundësi që sigurohet me ligj a me vendime shtetërore për të gëzuar, përdorur a për të kërkuar diçka, për të vepruar në një mënurë të caktuar, etj.
Të drejta themelore ~ Përbejnë të drejtat bazë të një individi të lidhura ngushtësisht me të dhe që janë të njohura nga kushtetuta dhe “Deklarata ndërkombëtare e të Drejtave të njeriut”.
E drejte e njohjes ~ Nënkupton të drejtën për t’u njohur me një të dhënë të caktuar.
Dokument ~ Është një shkresë zyrtare që shërben për të dëshmuar ose për të vërtetuar diçka. Ai mund të jetë i printuar, duplikatë, fotografim, fotokopjim, regjistrim fonografik, regjistrim magnetikisht, regjistrim optik, etj;
Dokument zyrtar ~ Është dokumenti që përmban shenjën e entit ose të zyrës prejardhëse të të dhënave dhe të informacioneve objektive.
Dokument Identiteti ~ Kuptohet çdo dokument i lëshuar nga autoritet kompetente në përputhje me legjislacionin kombëtar në gjendje të konfirmojë identitetin e mbajtësit të dokumentit.
Dokument Udhëtimi ~ Kuptohet çdo dokument zyrtar i lëshuar nga shteti apo organizatë kompetente  e përdorur nga mbajtësi i dokumentit me qellim të udhëtimeve ndërkombëtare  ( P.sh pasaporta, viza apo dokument identifikimi ) dhe përmban të dhëna të detyrueshme ( për tu lexuar nga syri ) si dhe përgjithësisht një imazh të mbajtësit.

E dhënë personale ~ Është çdo informacion për një person fizik, i cili është i identifikuar ose i identifikueshëm. Elementet, me të cilat realizohet identifikimi i një personi, drejtpërdrejt apo tërthorazi, janë numrat e identitetit ose faktorë të tjerë të veçantë fizikë, psikologjikë, ekonomikë, socialë, kulturorë etj.
E dhënë sensitive ~ Është çdo informacion për personin fizik, që ka të bëjë me origjinën e tij racore ose etnike, mendimet politike, anëtarësimin në sindikata, besimin fetar apo filozofik, dënimin penal, si dhe të dhëna për shëndetin dhe jetën seksuale.
Të dhëna të zërit ~ Janë të gjitha llojet e regjistrimeve të zërit të çdo personi.
Të dhëna të figurës~ Janë të gjitha llojet e regjistrimeve video të pamjeve për çdo individ.
Të dhëna të automatizuara ~ Të dhëna të hedhura në sisteme elektronike dhe të përpunuara në to.
Të dhëna të klasifikuara ~ Janë ato të dhëna, dalja e paautorizuar e të cilave jashtë strukturave të një institucioni përkatës, dëmton veprimtarinë e tij për përmbushjen e detyrave institucionale, dhe sigurinë kombëtare.
Të dhëna për trafikun e komunikimeve ~  Është çdo e dhënë e përpunuar për qëllime të transmetimit të komunikimeve në një rrjet të komunikimeve elektronike ose për qëllime faturimi.
Të dhëna biometrike ~ Të dhëna që lidhën më tiparet biologjike të njeriut. Janë dimensionet e matshme të trupit dhe sjelljes së individit, veçanërisht gjurmët e gishtave, struktura e kreshtave të gjurmëve, skanimi i retinës dhe irisit të syrit, analiza e formës së fytyrës dhe veshëve, karakteristikat e qëndrimit të trupit, karakteristikat fizike, psikologjike dhe të sjelljes së individit të cilat janë unike dhe të qëndrueshme.
E dhënë gjyqësore ~ Është çdo e dhënë  lidhur me vendimet  në  fushën e gjykimeve penale, civile, administrative, apo me dokumentimet në regjistrat penalë, civilë, ato të dënimeve administrative, etj.
E dhënë anonime ~ Është çdo e dhënë që në origjinë, ose gjatë përpunimit, nuk mund ti shoqërohet një individi të identifikuar ose të identifikueshëm.
Të dhëna pasurore ~ Të dhëna, informacione që lidhen me pasurinë e personit.
Të dhëna sekrete ~ Të dhëna të fshehta që lidhen me veprimtarinë e shtetit dhe që nuk duhet të bëhen publike.
Të dhëna që lidhen me personin ~ Çdo informacion që lidhet me një person i cili është i identifikuar ose i identifikueshëm.
Të dhëna lidhur me vendin ~ Çdo e dhënë e trajtuar në një rrjet të komunikimit  elektronik që tregon pozicionin gjeografik të terminalit të përdoruesit të një shërbimi të komunikimit elektronik të hapur për publikun.
Të dhëna  identifikuese ~ janë të dhëna personale që lejojnë identifikimin e drejtpërdrejtë të personit.

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Ut elit tellus, luctus nec ullamcorper mattis, pulvinar dapibus leo.
Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Ut elit tellus, luctus nec ullamcorper mattis, pulvinar dapibus leo.
Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Ut elit tellus, luctus nec ullamcorper mattis, pulvinar dapibus leo.
Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Ut elit tellus, luctus nec ullamcorper mattis, pulvinar dapibus leo.
Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Ut elit tellus, luctus nec ullamcorper mattis, pulvinar dapibus leo.
Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Ut elit tellus, luctus nec ullamcorper mattis, pulvinar dapibus leo.
Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Ut elit tellus, luctus nec ullamcorper mattis, pulvinar dapibus leo.
Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Ut elit tellus, luctus nec ullamcorper mattis, pulvinar dapibus leo.
Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Ut elit tellus, luctus nec ullamcorper mattis, pulvinar dapibus leo.
Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Ut elit tellus, luctus nec ullamcorper mattis, pulvinar dapibus leo.

Mail Client ~ Program në kompjuterat e përdoruesve që bën të mundur dërgimin, marrjen dhe organizimin e email-ve.
Marrës- Është çdo person fizik ose juridik, autoritet publik, agjenci apo njësi tjetër, të cilëve u jepen të dhëna personale.
Marrje e pëlqimit ~ Deklarimi i personit me shkrim apo çdo formë tjetër se është në dijeni dhe pranon t’i përpunohen të dhënat.
Mbledhje e të dhënave ~ Veprimtaria e grumbullimit të të dhënave.
Mjet komunikimi ~ 1. Tërësi pajisjesh që shërben për të mundësuar komunikimin mes dy njerëzve ose institucioneve 2. Të gjitha llojet e mjeteve në të cilat të dhënat janë të regjistruara.
Mjedise që njehsohen me banesën ~ Çdo ambient që nuk është banesë por që përdoret me të njëjtin funksion nga njerëzit.
Mosdorëzim i korrespondencës ~ Mosdorëzimi i materialeve që përmbajnë këmbimin e korrespondencës mes dy njerëzve/institucioneve tek marrësi i destinuar.
Mjete Përpunimi ~ Janë mjetet automatike, gjysmë automatike dhe mekanike që përpunojnë të dhëna personale.
Mbikëqyrje ~ Është ndjekja me kujdes e përpunimit  të të dhënave personale, nga të gjithë kontrolluesit dhe përpunuesit nëpërmjet bashkëpunimit, kontrollit, hetimit administrativ dhe  inspektimit, për parandalimin e shkeljeve dhe kur ka vend dhe vendosjen e sanksioneve administrative, për të siguruar zbatimin e urdhërave, udhëzimeve dhe rekomandimeve të Komisionerit, duke respektuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.
Monitorim i të dhënave personale ~ Është puna e vazhdueshme, gjithpërfshirëse, efikase dhe e  planifikuar e institucionit në këto drejtime: udhëheqje, drejtim, organizim, ndihmë, bashkëpunim, takime sensibilizimi e njohje, orientim, raportim në Kuvend, publikim, shpjegime të ndryshme, dhënie përgjigje të ankimeve, veprimtari, seminare e leksione, aktivitete, dokumentim, hartim rregullash, marrëveshje, kontrata, udhëzime, vendime, rekomandime, kontroll i zbatimit të gjobave, krijim e hapje të regjistrave, si dhe për çështje të tjera që lidhen me ushtrimin e rregullt të veprimtarisë.
Mundësi të barabarta / Equal opportunities
Parimi i përgjithshëm i mundësive të barabarta përmban dy elemente kyçe: njëri është ndalimi i diskriminimit mbi baza kombësie, ndërsa tjetri është barazia midis burrave dhe grave. Synohet të zbatohet për të gjitha fushat, sidomos në jetën ekonomike, shoqërore, kulturore dhe familjare.
Masa minimale ~ Kompleksi  i masave teknike, informatike, organizative, procedurave logjistike dhe të sigurisë që përbëjnë nivelin minimal të mbrojtjes së nevojshme në lidhje me rreziqet e përmendura në pikën 1 të nenit 27 të ligjit nr.9887, datë 10.3.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Ndërgjegje ~ Forma më e lartë e pasqyrimit të realitetit objektiv si veçori e veprimtarisë së trurit të njeriut dhe si funksion i tij. Gjendja e njeriut që ka dijeni për botën e jashtme dhe për ndijimet e veta, aftësia për të rrokur e për të kuptuar botën e jashtme dhe të brendshme të njeriut, vetëdije. Aftësia për të kuptuar vendin dhe detyrën në jetën shoqërore; kuptimi i qartë i vetive kryesore e dalluese, që përcaktojnë qëndrimin dhe sjelljen e njeriut a të një grupi njerëzish në jetën shoqërore.
Ndreqja (korrigjimi) e të dhënave ~ Ndryshimi që i bëhet të dhënave për t’i përmirësuar, për t’i hequr gabimet e të metat.
Netiquette (Network Etiquette) ~ Etika e përdorimit të shërbimeve të rrjetit.
Normë ~ 1. Rregull e caktuar ligjore ose morale për sjelljen në jetë a në shoqëri, e detyrueshme ose e pranuar përgjithësisht; diçka e detyrueshme për t’u ndjekur; rregullat që përcaktojnë jetën e brendshme të një organizate. Normat morale (juridike). I thyen normat e egra të kanunit. Është bërë normë. 2. Masë e caktuar për diçka; sasia e përshtatshme ose e rregullt për diçka; gjendja e rregullt dhe e zakonshme për diçka. Normat e shpenzimit (e harxhimit). Norma e akumulimit. ek. Norma e mbivlerës (e fitimit). ek. Është brenda normës. Zhvillohet sipas normës. Shmanget nga norma. 3. gjuh. Tërësia e rregullave që përcaktojnë përdorimin e mjeteve të gjuhës letrare në mënyrë të njëllojtë për të gjithë pjesëtarët e një kombi; përdorimi i mjeteve gjuhësore që është ngulitur e është pranuar nga të gjithë pjesëtarët e një kombi si në ligjërimin e folur ashtu edhe në atë të shkruar. Norma e gjuhës letrare kombëtare. Norma gramatikore (leksikore). Norma drejtshkrimore. Norma e drejtshqiptimit.
Network ~ Është një rrjet kompjuterik.
Newsgroup ~ Quhet një sistem i cili i lejon përdoruesve të lexojnë dhe të nisin mesazhe rreth një teme të caktuar.
Nickname ~ Quhet pseudonimi i cili vendoset nga përdoruesit sipas dëshirës.
Të ngarkuar  ~ Individët e autorizuar nga titullari ose për soni përgjegjës, për të kryer operacione të trajtimit të të dhënave.

Njohje me të dhënat ~ Marrja dijeni për  përpunimin e të dhënave dhe me të dhënat në fjalë.

Password ~ Fjalëkalim, kod sekret i një përdoruesi që nuk duhet të njihet nga përdoruesit e tjerë, dhe që i përdorur bashkë me UserID, lejon aksesimin e një sistemi.
Pasuri ~ Tërësia e sendeve, e mjeteve materiale dhe e vlerave të tjera që ka në zotërim një njeri, një grup njerëzish ose shoqëria; burim të ardhurash e të mirash materiale; pronë.
Paprekshmëri e banesës ~ Ruajtja e mbrojtja e banesës me ligj nga çdo lloj dhunimi.
Pasaportë ~ Letërnjoftim i posaçëm, me të cilin pajiset ai që shkon me shërbim ose udhëton jashtë shtetit për një kohë të caktuar. Pasaportë diplomatike. Pasaportë shërbimi. Zyra e pasaportave. Nxjerr pasaportën.
Pengesat e qarkullimit të të dhënave personale ~ Çdo rrethanë, dukuri, kriter apo kusht ligjor që pengon transmetimin dhe transferimin e të dhënave personale.
Përdorimi i të dhënave ~ Bërje e veprimeve me të dhënat, shfrytëzim i tyre për të arritur një qëllim të caktuar.
Përgjim ~ Përqendrim i vëmendjes dhe i shqisave për të hetuar çfarë ndodh me një person fizik/ juridik të caktuar; vëzhgimi organizuar i çdo veprimi, thënie ose lëvizjeje të personit.
Përjashtim nga njohja ~ Heqje e të drejtës për t’u njohur me të dhënat.
Përhapje ~ Komunikimi i të dhënave personale ndërmjet kontrolluesve apo komunikimi i të dhënave personale tek çdo subjekt tjetër, përveç përpunuesit apo subjektit të të dhënave, përfshirë edhe publikimin.
Përpunim i të dhënave  ~ Është çdo veprim që kryhet plotësisht ose jo me mjete automatike, me të dhënat personale, si grumbullimi, regjistrimi, ruajtja, renditja, përshtatja, ndreqja, këshillimi, shfrytëzimi, përdorimi, bllokimi, fshirja ose shkatërrimi apo çfarëdo veprim tjetër, si dhe transmetimi i të dhënave.
Përpunues ~ Është çdo person fizik ose juridik, autoritet publik, agjenci ose çdo njësi tjetër, përveç punonjësve të kontrolluesit, që përpunojnë të dhëna për vetë kontrolluesin.
Pëlqim ~ Është deklarata specifike, e dhënë me vullnet të lirë nga subjekti i të dhënave personale për përpunimin e të dhënave të tij.
Pëlqim i subjekteve të të dhënave ~ Është çdo deklaratë me vullnet të plotë e të lirë e dhënë shprehimisht dhe në dijeni të plotë për çfarë të dhënat do të përpunohen, me të cilën nënkupton që subjekti i të dhënave pranon që të përpunohen të dhënat e tij”.
Përafrim i ligjeve ~ Nënkupton procesin e njëhësimit të legjislacionit kombëtar me atë komunitar.
Përpunimi automatik ~ Përfshin operacionet e mëposhtme, nëse kryhen plotësisht ose pjesërisht me anë të mjeteve automatike: ruajtjen e të dhënave, kryerjen e veprimeve logjike dhe/ose aritmetike mbi këto të dhëna, ndryshimin, fshirjen, marrjen ose shpërndarjen e tyre;
Phishing ~ Është metoda e marrjes së të dhënave nëpërmjet mashtrimit.
Prejardhje ~ Të qenët e dikujt në një klasë a grup shoqëror të caktuar; origjinë.
Prejardhje etnike ~ Të qenët pjesë e një grupi të caktuar etnik.
Pronë private ~ Pasuri që i përket dikujt.
Privatësi ~ Do të kuptohet çdo e dhënë dhe informacion që lidhet me personin, me jetën e tij private, të drejtat, prona, mjedisi që lidhet me pronën, banesa e pjesët e saj, veprimtaria dhe interesat vetjake,  e drejta e votës, shprehja e fjala, veshja, paraqitja e jashtme, fotografia, hobet, shijet, dhuntitë, cilësitë e veçanta, aftësitë, çështjet e brendshme të familjes, të dhënat sensitive ( jeta e prekshme, shqisore, intime, e ngushtë, vemesa e brendshme e njeriut, origjina racore ose etnike, mendimet politike, anëtarësimi në sindikata, besimi fetar apo filozofik, dënimi penal, si dhe të dhëna për shëndetin dhe jetën seksuale ), tiparet biologjike unike (vetitë, ngjyra e syve, flokëve, ngjyra e lëkurës, përmasat e format e pjesëve të trupit, zëri, ecja), të dhënat biometrike (gjurmët e gishtërinjve, imazhe të retinës, gjeometria e fytyrës ose  duarve, irisit), karakteristikat gjenetike etj.
Postë elektronike ~ Është çdo mesazh në formën e tekstit, tingullit apo imazhit, të dërguar (transmetuar) nëpërmjet rrjetit publik të komunikimeve, i cili mund të ruhet në rrjet ose në aparatet terminale të marrësit derisa marrësi ta marrë.
Përdorues ~ çdo person fizik që përdor një shërbim komunikimi elektronik të hapur për publikun për qëllime private apo biznesi, pa qenë detyrimisht i abonuar.
Pop-up ~ Dritare e cila shfaq informacion pa dalë nga ndërfaqja kryesore në një website.
Profil ~ Bashkim informacionesh të lidhura në mënyre  unike  me një person ,që mundëson identifikimin  e të dhënave të tij,të cilat janë të hapura për përpunim kur ai e lejon.
Publikim ~ Bërja publike, e njohur botërisht e një të dhëne apo informacioni.
Palë e tretë ~ Është çdo person fizik ose juridik, autoritet publik, agjenci apo ndonjë organ tjetër përveç subjektit të dhënave, kontrolluesit, përpunuesit dhe personat të cilët, nën autoritetin e drejtpërdrejtë të kontrolluesit apo përpunuesit, janë të autorizuar të përpunojnë të dhëna.
Përgjegjës ~ nënkupton një person fizik, person juridik, administratë  publike apo ndonjë institucion tjetër, shoqatë apo organizatë që  caktohet nga titullari për trajtimin e të dhënave personale.
Parim, ~i i mosdiskriminimit / Non-discrimination principle
Synimi i këtij parimi është të sigurojë barazi në trajtimin e individëve, pavarësisht kombësisë, gjinisë, origjinës racore apo etnike, fesë apo besimit, aftësive të kufizuara, moshës ose orientimit seksual.
Neni 18 TFBE (ish neni 12 i Traktatit të KE-së) ndalon çdo diskriminim mbi bazat e kombësisë. Sipas Traktatit të Amsterdamit, në Traktatin e KE-së është futur një nen 13(aktualisht neni 19 TFBE), për të përforcuar garancinë e mos-diskriminimit, të parashikuar në Traktatet dhe për ta zgjeruar fushën vepruese të këtij parimi, në mënyrë që të mbulojë edhe rastet e cituara më lart.
Traktati i Lisbonës ka parashikuar se mosdiskriminimi përbën një nga vlerat kryesore europiane. Bashkimi ka qëllim që të promovojë paqen, vlerat dhe mirëqënien për qytetarët e tij. Për më tepër, më anë të politikave të tij, Bashkimi lufton përjashtimin social dhe diskriminimin dhe mbështet drejtësinë dhe mbrotjen sociale, barazinë gjinore, solidaritetin midis brezave dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve. Me anë të Traktatit të Lisbonës Bashkimi angazhohet më qartazi në luftën kudër përjashtimit social dhe diskriminimin si edhe ndaj nxitjes së drejtësisë dhe mbrotjes sociale.
Pronësia intelektuale / Intellectual property
Ashtu si mallrat e prekshme, krijimet intelektuale mund të përbëjnë pronësi që përcaktohet si “Pronësi Intelektuale”. Pronësia Intelektuale mbulon tradicionalisht dy fusha:
• pronësinë industriale, që përfshin kryesisht patentat, skicat dhe modelet, markat e prodhimit dhe shërbimit dhe përcaktimet e origjinës te mbrojtura;
• të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të, që zbatohen për të gjitha veprat letrare dhe artistike.

Qarkullim i të dhënave ~ Nënkupton procesin e transmetimit dhe transferimit të të dhënave personale.
Qëllime  historike ~ Është përpunimi për qëllime të studimit, hetimeve, kërkimeve dhe dokumentimin e figurave, fakteve  dhe rrethanave të kaluara.
Qëllime statistikore ~ Është përpunimi për qëllime të hetimeve statistikore ose rezultate  statistikore, edhe me anë të sistemeve të informacionit statistikor.
Qëllime kërkimore ~ Është përpunimi për qëllime të studimit dhe hetimit sistematik në drejtim të zhvillimit  të njohurive shkencore në një fushë të veçantë.

Racë ~ Secili nga grupet e mëdha të shoqërisë njerëzore, që gjatë zhvillimit historik në periudhat e lashta dhe në kushte të caktuara ka fituar disa tipare të jashtme të trashëgueshme e të dallueshme si ngjyra e lëkurës dhe e flokëve, trajta e kokës, madhësia e trupit etj., të cilat nuk kanë asnjë lidhje me veçoritë kombëtare dhe me gjendjen shoqërore, racat e njerëzve (raca e bardhë, e verdhë, e zezë)
Reply to all ~ Mundësi e ofruar nga mail client, për të kthyer email jo vetëm dërguesit por tërë adresave email të vendosura në “To” apo “CC”.

Regjistër i të dhënave elektronike ~ Çdo grup të dhënash që i nënshtrohet procedimit automatik.
Router ~ Pajisje komunikimi. Përdoret për të bërë adresimin dhe vendosjen e privilegjeve të komunikimeve të ndryshme në një rrjet kompjuterik.
Ruajtje e të dhënave ~ Vendosje e të dhënave personale në kushte sigurie, në përputhje me rëndësinë e tyre dhe legjislacionin në fuqi.
Riformulim, ~i i legjislacionit / Recasting of legislation
Riformulim i legjislacionit do të thotë miratim i një akti të ri ligjor, që përfshin ndryshimin që i bëhet aktit bazë, por që anulon dhe zëvendëson këtë të fundit. Ndryshe nga kodifikimi zyrtar, përfshihen edhe ndryshime thelbësore. Riformulimi i legjislacionit bën gjithashtu një përmbledhje të përgjithshme të një fushe të legjislacionit. Akti i ri ligjor botohet në Gazetën Zyrtare.

Rrjet i komunikimeve elektronike ~ Janë sistemet e transmetimit dhe, nëse ekzistojnë, rrjetet e komutimit ose rrugëzimit dhe burime të tjera, të cilat lejojnë përcjelljen e sinjaleve nëpërmjet sinjaleve, radios, mjeteve optike ose mjeteve të tjera elektromagnetike, duke përfshirë rrjetet satelitore, rrjetet fikse ( me komutim të qarqeve ose me komutim të paketave, përfshirë internetin), rrjetet e lëvizshme tokësore, sistemet e kabllove elektrike në raste kur ato përdoren, për transmetimin e sinjaleve, rrjetet e përdorura për transmetimet radiotelevizive, pavarësisht nga tipi i informacionit të përcjellë.
Rrjete publike të komunikimit ~ Një rrjet  komunikimi  elektronik  i përdorur tërësisht ose kryesisht për ofrimin e shërbimeve të komunikimeve elektronike të hapura për publikun.

Sekret industrial ~ Diçka e fshehtë që ka të bëjë me punë dhe detyra të caktuara industriale, të cilat nuk duhet të shpallen a të njihen botërisht; që lidhet me veprimtarinë e posaçme industriale.
Sekret i shoqërisë ~ Të dhëna të fshehta që lidhen me veprimtarinë tregtare të shoqërisë dhe që nuk duhet të bëhen publike.
Sekret profesional ~ Diçka e fshehtë që ka të bëjë me punë dhe profesione të caktuara, të cilat nuk duhet të shpallen a të njihen botërisht; që lidhet me veprimtarinë profesionale.
Sekret shtetëror ~ Të dhëna të fshehta që lidhen me veprimtarinë e shtetit dhe që nuk duhet të bëhen publike. Ekspozimi i paautorizuar i tyre mund të rrezikojë sigurinë kombëtare.
Sekret tregtar ~ Diçka e fshehtë që ka të bëjë me punë dhe detyra të caktuara tregtare, të cilat nuk duhet të shpallen a të njihen botërisht; që lidhet me veprimtarinë e posaçme tregtare.
Sekret vetjak ~ Diçka që lidhet me vetë personin dhe mbahet e fshehtë e nuk u tregohet të tjerëve.
Server ~ Kompjuter me parametra të larta në të cilin mund të instalohen disa shërbime të centralizuara për ti shërbyer aplikacioneve të kompjuterave të tjerë të rrjetit. Serveri mund të përdoret si shpërndarës e-maili, file share, vendosje e intranetit etj.
Sigurim kombëtar ~ Do të thotë mbrojtja e pavarësisë, integritetit territorial, rendit kushtetues dhe marrëdhënieve me jashtë të Republikës së Shqipërisë.
Sistemi i telekomunikacionit ~ Është infrastruktura e telekomunikacionit e cila është përdorur si një sistem përdorues i mbyllur për kryerjen e detyrave.
Sistem arkivimi ~ Është çdo grup i strukturuar i të dhënave personale të cilat janë të aksesueshme në bazë të kritereve specifike.
Sistemi i autorizimit ~ Bashkim instrumentesh dhe procedurash që mundësojnë hyrjen në të dhënat dhe mënyrat e trajtimit të tyre, në funksion të profilit të autorizimit të kërkuesit.
Sigurim fizik~ Kuptohet tërësia e masave, fizike dhe teknike, për ruajtjen e zonave, ndërtesave, dhomave dhe pajisjeve, ku ruhen dhe administrohen të dhëna personale dhe konfidenciale.
Spam ~ Mesazhe elektronike, email, me përmbajtje komerciale apo informuese jozyrtare.
Streaming ~ Një sekuence elementesh të të dhënave të vëna në dispozicion në një kohë të caktuar.
Subjekti i të dhënave personale ~ Është çdo person fizik, të cilit i përpunohen të dhënat personale.  

Shpifje ~ Fjalë të rreme, trillime, gjëra të paqena që thuhen me qëllim për të cënuar nderin a emrin e mirë të dikujt, për t’i ngarkuar një faj që nuk e ka bërë, për të njollosur diçka ose për synime të tjera të pandershme; përhapja e fjalëve a e trillimeve të tilla.
Shërbim-i publik / Public service
Koncepti i Shërbimit Publik ka një kuptim të dyfishtë: ai përfshin si organet që sigurojnë shërbime, ashtu edhe shërbimet me interes të përgjithshëm që ato ofrojnë. Detyrimet e shërbimit publik mund të imponohen nga autoritetet publike mbi organin që siguron shërbimin (shoqëritë e linjave ajrore, transporti rrugor apo hekurudhor, prodhues energjie e kështu me radhë) në nivel kombëtar ose rajonal. Koncepti i shërbimeve publike dhe koncepti i sektorit publik (përfshirë edhe shërbimin civil) shpesh ngatërrohen gabimisht; ato ndryshojnë përsa i përket funksionit, statusit, pronësisë dhe “klientelës”.
Shërbime, ~t me interes të përgjithshëm / General interest services
“Shërbime me Interes të Përgjithshëm” janë shërbime që konsiderohen të tilla nga autoritetet publike dhe i nënshtrohen detyrimeve specifike të shërbimeve publike. Ato përfshijnë shërbime jotregtare (p.sh. arsim i detyrueshëm, mbrojtje sociale), detyrime të shtetit (p.sh. siguria dhe drejtësia) dhe shërbime me interes ekonomik të përgjithshëm (p.sh. energjia dhe komunikimet).
Shërbime, ~t me interes ekonomik të përgjithshëm / Services of general economic interest
Shërbime me interes ekonomik të përgjithshëm quhen shërbimet tregtare të interest të përgjithshëm ekonomik, mbi të cilën autoritetet publike vënë detyrime të veçanta të shërbimit public. Shembuj të shkëlqyer janë shërbimet e transportit, energjisë dhe komunikacionit.
Shoqëri, ~a e Informacionit / Information society
Shoqëri e Informacionit është term sinonim me “Teknologji të reja Informacioni dhe Komunikimi” (TIK). Që në fillim të viteve ‘90, janë zhvilluar me vrull TIK-e të reja. Përdorimi universal i shkëmbimit elektronik të informacionit, përqendrimi drejt teknologjive digjitale, rritja eksponenciale e përdorimit të internetit dhe hapja e tregjeve të telekomunikacionit, janë shenja të këtij ndryshimi.
Shoqëria e Informacionit po revolucionarizon shumë fusha të jetës së përditshme, veçanërisht mundësinë për përgatitje profesionale dhe marrje njohurish (mësimi në distancë, shërbimet e lidhura më e-learning), në organizimin e punës dhe mobilizimin e aftësive (puna nëpërmjet televizionit, kompanitë virtuale), në jetën praktike (shërbimet e-health) dhe argëtimin. Gjithashtu sigurohen mundësi të reja në lidhje me pjesëmarrjen e qytetarëve për ta bërë më të lehtë shprehjen e mendimit dhe pikëpamjeve. Megjithatë, këto ecuri pozitive shkojnë paralel me problemet e reja. Përdorimi në masë i internetit do të thotë, që janë bërë hapa kundër krimit, piraterisë, dhe çështjes së mbrojtjes të të dhënave personale dhe pronësisë intelektuale. Gjithashtu Shoqëria e Informacionit mund të kontribuojë në kufizimin e disa sektorëve të shoqërisë duke theksuar pabarazi sociale.
Shërbimi i komunikimeve elektronike ~  Shërbimet që konsistojnë  tërësisht ose kryesisht në transmetimin e sinjaleve në rrjetet e komunikimeve elektronike, duke përfshirë shërbimet e telekomunikacionit dhe shërbimet e transmetimit në rrjetet e përdorura për transmetimin e rrjeteve televizive  brenda kufijve të përcaktuara në nenin 2 , shkronja c) të Direktivës 2002/21/EC të Parlamentit Evropian dhe e Këshillit e 7 marsit 2002.

Tag ~ Vendosja e një “etikete virtuale” një teksti, një zëri, një videoje, një imazhi. Më shpesh gjen përdorim në rrjetet sociale. Thuhet që je i etiketuar kur dikush emërton një foto të vendosur online. Si rrjedhojë, nëse dikush kërkon emrin tënd, del fotoja e sugjeruar.
Terminale elektronike ~ Janë pajisje elektronike, të cilat shërbejnë për ruajtjen, përpunimin dhe transmetimin e informacionit.
Të ardhura ~ Vlera monetare që hyjnë në pasurinë e një personi fizik/ juridik, në mënyrë periodike.
Titullar ~ nënkupton një person fizik, person juridik, administratë  publike ose ente të tjera, shoqatë apo organizatë,  që marrin, edhe së bashku  me titullarë  të tjerë, vendime në lidhje me qëllimet, mënyrat  e përpunimit të të dhënave personale dhe mjetet e përdorura, përfshirë sigurinë.
Titull nderi ~ Emërtim nderi, që i jepet një njeriu, një institucioni, një ndërmarrjeje, një organizate shtetërore a shoqërore për punë vetëmohuese në një lëmë të caktuar të jetës, për merita të veçanta dhe për dobinë e madhe që i ka sjellë shtetit e shoqërisë.
Tregtim i sekretit shtetëror ~ Bërja publike e të dhënave të fshehta që lidhen me veprimtarinë e shtetit dhe që nuk duhet të bëhen publike, të njohura për shkak të profesionit.
Tregtim i drejtpërdrejtë ~ Është komunikimi me çdo mjet dhe mënyrë i materialit reklamues duke përdorur të dhënat personale të personave fizik ose juridik, agjencive ose njësive të tjera me ose pa ndërmjetësim.
Traktat ~ Marrëveshje ose lidhje ndërmjet dy a më shumë shtetesh, palësh etj. për çështje të ndryshme politike, për marrëdhënie ekonomike etj. Traktat ushtarak. Traktat i fshehtë. Traktat famëkeq. Traktat paqeje. Traktat miqësie. Shkelja e traktatit. Denoncimi i traktatit. Lidhën një traktat.
Transmetim i të dhënave ~ është transferimi i të dhënave personale te marrësit.
Transferim ndërkombëtar ~ Është dhënia e të dhënave personale marrësve në shtetet e huaja.
Trajtimi i të dhënave ~ Janë procedurat dhe proceset e mbledhjes, përpunimit, grumbullimit, përhapjes, përdorimit dhe shkatërrimit të të dhënave.
Trajtimi kompjuterik i të dhënave ~ Është trajtimi i të dhënave me ndihmën e një kompjuteri duke përdorur memorie dhe programe të nevojshme për zbatimin efektiv të tij.
Treguesit e vërtetësisë ~ Të dhënat dhe diapozitivat në posedim të një personi, të njohura nga ai apo lidhur në mënyrë unike  me të,  që përdoren për vërtetimin  informative.

Thënie të pavërteta ~ Ajo që thuhet për dikë a për diçka, mendim, pohim, shprehje, fjalë etj, që është thënë ose është shkruar nga dikush dhe që nuk është e vërtetë.
Thjeshtim i legjislacionit / Simplification of legislation
Thjeshtim i legjislacionit nënkupton përjashtimin e materialit të tepërt, duke zbatuar në mënyrë rigoroze parimet e domosdoshmërisë dhe përpjestueshmërisë. Ky veprim përfshin kryesisht riformulimin dhe fuqizimin formal dhe joformal të legjislacionit.
Thirrje ~ Lidhje e realizuar nga  një shërbim telefonik  i hapur për   publikun  duke lejuar komunikimin  nga dy drejtime  në kohë reale.

UserID/Username ~ Varg karakteresh që identifikon ne mënyrë unike një përdorues në një sistem apo rrjet kompjuterik.
Upload ~ quhet dërgimi i të dhënave nga një sistem lokal në një sistem tjetër.

Vendbanim ~ Vendi ku banojnë njerëzit për një kohë të gjatë, kanë banesën e tyre dhe janë të lidhur me organet shtetërore (bashki, komuna, gjendje civile, etj); qendër banimi.
Virus ~ Është një program i cili infekton kompjuterin dhe mund të shkaktojë dëme në funksionimin e programeve.
Vërtetim informativ  ~ Bashkësia e instrumenteve dhe procedurave  për verifikimin  edhe indirekt të identitetit.
Vendimmarrje automatike
Është një lloj vlerësimi për individët i kryer krejtësisht në mënyrë automatike, pa ndërhyrjen e individit. Ai kryhet kur kompjuterat programohen për të vlerësuar informacionin për individët që kërkojnë një shërbim apo përfitim të veçantë (p.sh. kredi) përkundrejt kritereve të përcaktuara. Vendimi nëse këta individë mund ta përfitojnë shërbimin apo përfitimin varet krejtësisht nga rezultati i gjeneruar (rrjedhur) nga ky vlerësim automatik.

WebSite ~ faqe interneti e cila mund të përmbajë informacione specifike.

Zona sigurie ~ janë zonat ku mbahen ose ruhen, administrohen të dhëna personale dhe konfidenciale, ku hyrja i nënshtrohet një regjimi të veçantë.