DREJTORITË

Tabelë e funksioneve, detyrave dhe kompetencave të drejtorive; arsimi dhe kualifikimet e drejtuesve.

Nr.Drejtoria/StrukturaDetyrat funksionaleArsimi dhe kualifikimet e drejtorëve/CV
1DREJTORIA PËR TË DREJTËN E INFORMIMIT

Drejtor
Inspektorët
Garantimi i të drejtës për informim nëpërmjet monitorimit të punës së autoriteteve publike gjatë zbatimit të ligjit për të drejtën e informimit, kryerjen e sondazheve, dhënien e rekomandimeve, bashkëpunimin me autoritetet publike, trajtimin e ankesave, kryerjen e inspektimeve deri në vendosje të sanksioneve për shkeljet e konstatuara.Drejtori (CV)
Ardita Shehaj
2DREJTORIA E MBROJTJES SË TË DHËNAVE PERSONALE

Drejtor
Inspektorët
Garantimi i mbrojtjes së të dhënave personale nëpërmjet trajtimit të ankesave, kërkesave për transferim ndërkombëtar dhe kryerjes së njoftimit nga kontrolluesit. Zhvillimi i hetimeve administrative dhe verifikimi i zbatimeve të rekomandimeve nga ana e kontrolluesve.Drejtori (CV)
Pjerina Gaxha
3DREJTORIA E HETIMIT ADMINISTRATIV

Drejtor
Inspektorët
Kryerja e hetimit administrativ në kontrollues publikë e privatë, mbi realizimin e përpunimit të të dhënave personale sipas kërkesave të ligjit, trajtimi i rasteve/praktikave të adresuara nga ligji “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.Drejtori (CV)
Artan Gjylbegaj
4DREJTORIA E ÇËSHTJEVE JURIDIKE

Drejtor 
Shef Sektori
Specialistët
Zhvillimi i kuadrit ligjor në fushën e të drejtës për informim dhe mbrojtjen e të dhënave personale. Mbështetje dhe koordinim i gjithë veprimtarisë së punës së Zyrës së Komisionerit. Ndjekja e procedurave administrative dhe gjyqësore në kuadrin institucional.Drejtori (CV)
Anola Xhuli
5DREJTORIA E KOMUNIKIMIT DHE MARRËDHËNIEVE ME JASHTË

Drejtor 
Shef Sektori
Specialistët
Promovimi i praktikave më të mira të komunikimit me publikun dhe median në mbrojtje të të drejtave të individit si dhe identifikimi në nivel të lartë i Zyrës së Komisionerit në arenën ndërkombëtare në kuadër të integrimit evropian.Drejtori (CV)
Irma Arapi
6DREJTORIA E SHËRBIMEVE TË BRENDSHME DHE FINANCËS

Drejtor 

Specialist i burimeve njerëzore

Specialist financë– buxheti

Specialist protokoll-arkivi

Specialist IT
Mbështetje, organizim, krijimi i kushteve të brendshme, nëpërmjet menaxhimit ekonomik, efektiv, efiçent të burimeve financiare dhe atyre njerëzore, duke siguruar që politikat e menaxhimit të burimeve njerëzore të ofrojnë shërbime që plotësojnë kërkesat e institucionit lidhur me stafin dhe inkurajojnë zhvillimin e personelit, si dhe në procesin e menaxhimit të fondeve buxhetore. Siguron zbatimin e rregullave dhe ligjeve të menaxhimit financiar dhe kontrollit nëpërmjet ofrimit të një informacioni sa më të saktë kontabël, ruajtjes së dokumentacionit financiar dhe korespondencës brenda e jashtë insitucionit, në funksion të realizimit të misionit të tij.Drejtori (CV)
Lindita Morina