Zyrën e Komisionerit e vizitoi një delegacion i Autoritetit homolog të Britanisë së Madhe (ICO), i përbërë nga z. Steve Wood, Zëvendëskomisioner dhe znj. Hannah McCaulsland, kreu i Njësisë së Marrëdhënieve me Jashtë.

Në fokus të diskutimeve gjatë qëndrimit 2-ditor të delegacionit britanik ishte organizimi i Konferencës së 41-të Ndërkombëtare të Komisionerëve të Mbrojtjes së të Dhënave dhe Privatësisë, në datat 21-24 tetor 2019, në Tiranë. Një vëmëndje e posaçme iu kushtua shkëmbimit të ideve dhe mendimeve në funksion të tematikave të përmbajtjes së aktivitetit. Ndërsa, u diskutua dhe për rolin e Komitetit Konsultativ Ndërkombëtar, i cili do të funksionojë si një mekanizëm mbështetës i Komitetit Ekzekutiv të Konferencës Ndërkombëtare.