Me temë “Si organizatat i administrojnë në mënyrë të përgjegjshme të dhënat personale” u zhvillua me stafin e Zyrës së Komisionerit një trajnim me z. Martin Abrams, Drejtori Ekzekutiv i Fondacionit “Përgjegjshmëria mbi Informacionin Personal” (“Information Accountability Foundation”) dhe z. Scott Taylor.

Ekspertët amerikanë ndanë me të pranishmit eksperiencat më të përparuara në këtë fushë, si në aspektin teorik ashtu edhe atë praktik. Një proces i drejtë dhe transparent përpunimi të dhënash personale është funksional, nëse ka standarde të larta që në fazën planifikuese, e më tej në atë të zbatimit dhe kontrollit të tyre.