3-5 QERSHOR 2024
KONFERENCA NDËRKOMBËTARE
E KOMISIONERËVE TË INFORMIMIT
www.informationcommissioners2024.al

|

“Luaj dhe mëso – Happy Onlife”

“Luaj dhe mëso – Happy Onlife” është iniciativa më e re e Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale për ndërgjegjësimin e fëmijëve dhe të rinjve në përdorimin e sigurt të ambientit digjital. Në bashkëpunim dhe në koordinim me Drejtorinë Arsimore të Tiranës, kjo lojë interaktive për grup-moshën 8-14 vjeç, është duke u promovuar në 6 shkolla 9-vjeçare të kryeqytetit.

Loja “Happy Onlife” është përgatitur nga Qendra e Bashkuar Kërkimore e Bashkimit Evropian (Joint Research Centre), në vitin 2015, nga seksioni i saj me seli në Ispra të Italisë. Nga studimet e kohëve të fundit rezulton se grup-moshat e reja janë gjithnjë e më shumë përdorues të teknologjive digjitale, rrjedhimisht dhe më të ekspozuar ndaj rreziqeve në internet. Qëllimi i kësaj loje është mbrojtja efektive e privatësisë dhe të dhënave personale nga shkëmbimi dhe të menduarit kritik i njohurive për ambientin digjital. Nëpërmjet saj synohet rritja e ndërgjegjësimit të fëmijëve e të rinjve, por sidomos i prindërve dhe mësuesve për parandalimin e fenomeneve të tilla negative si bullizmi, vjedhja e identitetit apo kontaktet e padëshiruara.