3-5 QERSHOR 2024
KONFERENCA NDËRKOMBËTARE
E KOMISIONERËVE TË INFORMIMIT
www.informationcommissioners2024.al

|

“Në lëvizje”, Festivali shqiptar i filmit anti-korrupsion

Në lëvizje – In motion” ishte tematika e Festivalit shqiptar të filmit anti-korrupsion, i cili u zhvillua në Tiranë, Shkodër dhe Korçë, në datat 7-14 dhjetor 2018. Aktiviteti u organizua në formën e një turi ndërgjegjësues, në kuadër të “Projektit të binjakëzimit anti-korrupsion Shqipëri-BE”, pjesë e të cilit është edhe Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Festivali ka për qëllim krijimin e hapësirës për trajtimin e ideve dhe iniciativave për të luftuar këtë fenomen. Si pjesë e agjendës së tij, gjatë dy ditëve, në Tiranë dhe në Shkodër, takimet dhe diskutimet u moderuan nga znj. Ardita Shehaj, Drejtor i Drejtorisë për të Drejtën e Informimit pranë Zyrës së Komisionerit.