3-5 QERSHOR 2024
KONFERENCA NDËRKOMBËTARE
E KOMISIONERËVE TË INFORMIMIT
www.informationcommissioners2024.al

|

Transparenca në Rregulloren e Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave Personale, trajnim me stafin e Zyrës së Komisionerit

“Transparenca në Rregulloren e Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave Personale të BE (GDPR)” – me këtë tematikë u mbajt trajnimi 2-ditor me stafin e Zyrës së Komisionerit. I ftuar si lektor ishte z. Stefan Niederer, përfaqësues i Autoritetit Federal të Gjermanisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Lirinë e Informimit. Ky trajnim është pjesë e aktiviteteve të “Projektit të Binjakëzimit Antikorrupsion Shqipëri-BE”.

Informimi i individit për mjetet dhe mënyrat e përpunimit të të dhënave të tij personale është një nga parimet dhe risitë kryesore të GDPR. Transparenca dhe përgjegjshmëria – si përsa i përket të drejtave të qytetarit, ashtu edhe për detyrimet që duhet të përmbushin “kontrolluesit”, në sektorin publik ose atë privat – është thelbësore për përpunimin e ligjshëm të të dhënave. Në trajnim u prekën edhe çështje që kanë të bëjnë me masat e sigurisë apo shkeljen e të dhënave personale (“data breach”) gjatë procesit të përpunimit të tyre, si dhe rolin e autoritetit mbikëqyrës. Trajnimi është, gjithashtu, edhe kontribut në zgjerimin e njohurive në funksion të procesit të përafrimit të legjislacionit kombëtar me atë evropian në këtë fushë.