3-5 QERSHOR 2024
KONFERENCA NDËRKOMBËTARE
E KOMISIONERËVE TË INFORMIMIT
www.informationcommissioners2024.al

|

Zbatimi i legjislacionit për të drejtën e informimit, transparencë dhe llogaridhënie nga Autoritetet Publike

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale vlerëson angazhimin e Autoriteteve Publike për përmbushjen e detyrimeve të ligjit 119/2014 “Për të drejtën e informimit”.

Për 6 muajt e parë të 2018, janë depozituar 458 ankesa nga qytetarë, organizata të shoqërisë civile apo organe të medias. Këto ankesa trajtojnë një gamë të madhe problematikash të veprimtarisë së institucioneve të administratës publike – në nivel qendror dhe vendor; të sistemit të drejtësisë; institucioneve të pavarura, etj. Konstatohet për të dytin vit me radhë se është konsoliduar tashmë prirja e më shumë ankesave nga individët, ku për periudhën në fjalë kjo shifër përfaqëson 60% të totalit. Nga ana tjetër, shumë prej tyre vijojnë të marrin zgjidhje pas ndërhyrjes së Zyrës së Komisionerit (170 për 6-mujorin I 2018), që është tregues se Autoritetet Publike duhet të konsolidojnë mënyrën e funksionimit të brendshëm. Gjatë kësaj periudhe, në përmbushje të detyrimeve ligjore janë zhvilluar 52 inspektime në terren dhe 17 seanca dëgjimore, ndërsa, 90 ankesa kanë rezultuar jashtë objektit të ligjit, jashtë afateve procedurale, ose të paplota.

Për gjetjet e konstatuara, Komisioneri ka dalë me 21 Vendime, të cilat i konsultoni në adresën zyrtare, në menunë “E drejta e informimit/Vendime/2018”.

Zyra e Komisionerit i ka kushtuar vëmendje edhe përmbushjes së detyrimeve të tjera ligjore, sidomos përditësimit dhe përmirësimit të programeve të transparencës nga Autoritetet Publike. Po ashtu, kanë vijuar aktivitetet me karakter trajnues kombëtare dhe rajonale, fokusi i të cilave ka qenë forcimi i rolit të “koordinatorit për të drejtën e informimit”. Është përgatitur një model i ri Programi Transparence për organet e vetëqeverisjes vendore, i cili reflekton specifikat institucionale dhe që pritet të miratohet së shpejti. Ngritja e Regjistrit Kombëtar të Kërkesave dhe Përgjigjeve – pjesë e portalit pyetshtetin.alështë një hap cilësor në drejtim të përmirësimit të shërbimeve për individin/OjF/median, por është edhe element nxitës për më shumë llogaridhënie nga Autoritet Publike. Kultivimi i kulturës së transparencës është detyrë e të gjitha institucioneve publike, për përmirësimin e funksionimit të tyre të brendshëm, duke nxitur, njëkohësisht, pjesëmarrjen qytetare në qeverisje.