Zyra e Komisionerit ka hartuar dy Projekt Udhëzime. Ato janë: Projekt Udhëzimi Për Përcaktimin e Rregullave për Ruajtjen e Sigurisë së të Dhënave Personale të Përpunuara nga Subjektet Përpunuese të Mëdha, i cili do të shfuqizojë Udhëzimin nr. 21, datë 24.09.2012, i ndryshuar; si dhe Projekt Udhëzimi Për Certifikimin e Sistemeve të Menaxhimit të Sigurisë së Informacionit, të Dhënave Personale dhe Mbrojtjes së Tyre.

 

Këto dokumente kanë për qëllim forcimin e sigurisë në përpunimin e të dhënave personale, si dhe plotësojnë kuadrin rregullator kombëtar në përputhje me zhvillimin në nivel evropian të legjislacionit të zbatueshëm në këtë fushë. Projekt Udhëzimet mund t’i konsultoni në faqen zyrtare në menunë Njoftimi dhe konsultimi publik/Projekt akte/Projekt akte të Zyrës së Komisionerit. Ndërsa, opinionet tuaja për këto dokumente mund t’i dërgoni në adresën info@idp.al.