Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka përgatitur Projekt Programin Model të Transparencës të dedikuar për organet e vetëqeverisjes vendore. Ftojmë të gjithë subjektet e interesuar të shprehin vlerësimet e tyre në lidhje me këtë projekt. Ky dokument parashikohet të miratohet nga Komisioneri në fillim të muajit shtator.

Projekt Programin Model të Transparencës mund ta konsultoni në faqen zyrtare në menunë Njoftimi dhe konsultimi publik/Projekt akte/Projekt akte të Zyrës së Komisionerit. Ndërsa opinionet tuaja për këtë dokument mund t’i dërgoni në adresën info@idp.al.