3-5 QERSHOR 2024
KONFERENCA NDËRKOMBËTARE
E KOMISIONERËVE TË INFORMIMIT
www.informationcommissioners2024.al

|

Shoqëritë e furnizimit me ujë, më shumë përgjegjësi në përpunimin e të dhënave personale

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në kuadër të mbikëqyrjes së zbatimit të legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave personale dhe Planit të Punës 2018, realizoi hetime administrative në 12 shoqëri të furnizimit me ujë. Kontrollet synuan identifikimin e gjendjes, duke marrë në konsideratë se këta kontrollues përpunojnë një numër të madh të dhënash personale të qytetarëve.

Zyra e Komisionerit zhvilloi seanca dëgjimore me kontrolluesit dhe në përfundim të procesit të hetimit administrativ ka dalë me vendimmarrjen përkatëse, të cilën e konsultoni në faqen zyrtare në seksionin Mbrojtja e të dhënave personale/Hetimi administrativ/Vendime/2018.