Z. Besnik Dervishi, Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, ishte i ftuar për të mbajtur një leksion në Kursin e 3-të të “Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike 2018”. Organizuar nga Akademia e Studimeve Politike, tema e këtij takimi ishte “Procesi i integrimit në Bashkimin Evropian, perspektiva e Ballkanit Perëndimor dhe Shqipëria”.

Akademia e Studimeve Politike është një organizatë e shoqërisë civile, e cila që prej vitit 2007 ka për qëllim edukimin e një brezi të ri politikanësh, për zbatimin e modeleve më të mira demokratike në Shqipëri.