3-5 QERSHOR 2024
KONFERENCA NDËRKOMBËTARE
E KOMISIONERËVE TË INFORMIMIT
www.informationcommissioners2024.al

|

Zyra e Komisionerit kontribuon në fushatën e mbjelljeve të pemëve në Tiranë

Në Ditën Ndërkombëtare të Tokës, Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil iu bashkuan nismës së Kryetarit të Bashkisë së Tiranës për gjelbërimin e kryeqytetit.

Z. Besnik Dervishi, e vlerësoi këtë iniciativë si “një nismë e mrekullueshme e kryetarit të Bashkisë, e Bashkisë së Tiranës, dhe mendoj se kemi gjetur pikërisht atë çfarë dëshirojnë familjet dhe fëmijët tanë për të ardhmen e Tiranës”.