Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale organizoi sot një takim me rastin e 10-vjetorit të themelimit të saj. Në mars të vitit 2008, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë miratoi ligjin nr. 9887 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i cili krijoi për herë të parë një institucion të pavaruar për garantimin e të drejtës kushtetuese të mbrojtjes së të dhënave personale. Në shtator të vitit 2014, Kuvendi miratoi ligjin nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, duke zgjeruar kompetencat e këtij Autoriteti.

Z. Besnik Dervishi në fjalën e tij përshëndetëse, përshkroi rrugëtimin e Zyrës së Komisionerit, duke theksuar sfidat dhe arritjet në këta 10 vjet. Ceremoninë e përshëndetën të ftuarit e nderit, znj. Vasilika Hysi, Zv/kryetare e Kuvendit; z. Claus Neukirch, Kreu i Zyrës së Këshillit të Evropës; z. Robert Wilton, Zv/kreu i Prezencës së OSBE; znj. Flora Çabej (Pogaçe), ish-Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale; znj. Ersida Sefa, përfaqësuese e Fondacionit “Shoqëria e Hapur për Shqipërinë” dhe znj. Eralda Methasani (Çani), përfaqësuese e botës akademike.

Në këtë ceremoni ishin të pranishëm znj. Erinda Ballanca, Avokat i Popullit; znj. Genta Tafa (Bungo), Kryetar i Komisionit të Pavaruar të Kualifikimit; znj. Natasha Mulaj, Kryetar i Kolegjit të Posaçëm të Kualifikimit; Znj. Juliana Latifi, Kryetar i Autoritetit të Konkurrencës; znj. Gentiana Sula, Kryetar i Autoritetit për Informimin mbi Dosjet e Ish-Sigurimit të Shtetit; znj. Pranvera Strakosha, Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil; znj. Irma Baraku, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi; si dhe përfaqësues të institucioneve qendrore, atyre të pavarura dhe të sistemit të drejtësisë; nga trupi diplomatik; nga shoqëria civile; nga sektori privat; media, etj.

Në këtë aktivitet u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit mes Institucionit të Avokatit të Popullit dhe Zyrës së Komisionerit. Në qendër të veprimtarisë së tyre, këto institucione kanë garantimin e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut. Kjo marrëveshje mundëson koordinimin më të mirë të punës mes dy institucioneve, si një detyrë e lënë nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, me fokus të veçantë, fushën e të drejtës për informim. Gjithashtu, marrëveshja parashikon bashkëpunimin e palëve për zbatimin e projekteve të përbashkëta, si dhe shkëmbimin e eksperiencës dhe praktikave më të mira.

Fjala e z. Besnik Dervishi

Video Aktiviteti 10-vjeçar i Zyrës së Komisionerit

Marrëveshja e bashkëpunimit

Fjala e znj. Vasilika Hysi

Fjala e z. Claus Neukirch

Fjala e z. Robert Wilton

Fjala e znj. Eralda Methasani (Çani)