3-5 QERSHOR 2024
KONFERENCA NDËRKOMBËTARE
E KOMISIONERËVE TË INFORMIMIT
www.informationcommissioners2024.al

|

Prezantohen gjetjet e “Monitorimit Kombëtar për ligjin e të drejtës për informim nga bashkitë e Shqipërisë”

Qendra për Çështje të Informimit Publik – INFOÇIP, prezantoi gjetjet e “Monitorimit Kombëtar për ligjin e të drejtës për informim nga bashkitë e Shqipërisë”.

Në këtë aktivitet ishte i ftuar për të mbajtur një prezantim dhe z. Besnik Dervishi, Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Në fjalën e tij, ai vlerësoi angazhimin e organeve të vetëqeverisjes vendore, pas zbatimit të Reformës Territoriale, në përmbushjen e detyrimeve të ligjit 119/2014 “Për të drejtën e informimit”. Zyra e Komisionerit në një periudhë më shumë se 20-mujore zhvilloi Konferenca rajonale në të gjithë vendin, duke i njohur dhe trajnuar përfaqësuesit e Autoriteteve Publike me komponentët e ligjit, në funksion të rritjes së transparencës ndaj publikut për vendimmarrjen e tyre.

Z. Besnik Dervishi, theksoi se ligji përbën një revolucion në ndryshimin e mentalitetit dhe kulturës së administratës publike, ndërkohë që Zyra e Komisionerit ka bashkëpunuar me organet e pushtetit vendor për adresimin e problematikave që ndeshen gjatë zbatimit të tij. Zyra e Komisionerit përshëndet rezultatet e arritura nga bashkitë e Tiranës, Korçës dhe Shkodrës në këtë monitorim, ndërsa, konstatojmë se jo pak herë ka mosnjohje të detyrimeve ligjore nga njësitë e pushtetit vendor, neglizhencë në përmbushjen e tyre, apo dhe raste të mungesës së vullnetit për transparencë.