3-5 QERSHOR 2024
KONFERENCA NDËRKOMBËTARE
E KOMISIONERËVE TË INFORMIMIT
www.informationcommissioners2024.al

|

Publikohet numri i 3-të i Revistës “Informim Dhe Privatësi”

Zyra e Komisionerit publikon numrin e 3-të të Revistës “Informim Dhe Privatësi”.

Në këtë botim janë pasqyruar aktivitetet kryesore, kombëtare apo rajonale, për periudhën janar-qershor 2017, në të dy fushat ku Autoriteti ushtron kompetencat e tij ligjore. Më kryesoret prej tyre janë: Shkolla Dimërore “Informim dhe Privatësi” e zhvilluar në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës, në datat 23-27 janar, në kuadër të Javës së Mbrojtjes së të Dhënave Personale; lançimi i aplikacionit “IDP Ankesa” në konkursin e mbajtur më 28 Janar – në Ditën e Mbrojtjes së të Dhënave Personale; si dhe “Konferenca III Kombëtare e të Drejtës për Informim, Koordinatori dhe Shoqëria Civile”, e zhvilluar më 12 prill, në bashkëpunim me Prezencën e OSBE në Shqipëri.

Numrin e ri të Revistës mund ta lexoni në adresën tonë zyrtare www.tiranaticked.online në menunë “Publikime/Materiale ndërgjegjësuese/E drejta për informim ose Mbrojtja e të dhënave personale”.