3-5 QERSHOR 2024
KONFERENCA NDËRKOMBËTARE
E KOMISIONERËVE TË INFORMIMIT
www.informationcommissioners2024.al

|

Shoqëria civile dhe e drejta e informimit

Njësia e Kërkimit dhe Zhvillimit të Politikave në Kryeministri dhe Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile nisën ciklin e aktiviteteve “E drejta e informimit dhe konsultimi publik dhe roli i organizatave të shoqërisë civile në proces”. Qëllimi i këtyre trajnimeve është rritja e kapaciteteve dhe krijimi i mjedisit mundësues për organizatat e shoqërisë civile në misionin e tyre për rritjen e transparencës së administratës publike.

Në takimin e parë, të zhvilluar në mjediset e Qendrës për Hapje dhe Dialog – COD, Zyra e Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale ishte e ftuar dhe mbajti prezantimin për risitë e ligjeve “Për të drejtën e informimit” dhe atë të “Njoftimit dhe konsultimit publik”. Trajnimi u fokusua në procedurat e kërkimit të informacionit, rolin e koordinatorit, programet e transparencës, funksionet e Autoritetit në rastin e trajtimit të ankesës, si dhe u dhanë njohuri për portalin pyetshtetin.al.