3-5 QERSHOR 2024
KONFERENCA NDËRKOMBËTARE
E KOMISIONERËVE TË INFORMIMIT
www.informationcommissioners2024.al

|

Seminari i 3-të trajnues në Shkollën e Magjistraturës në kuadër të Programit të Formimit Vazhdues

Në kuadër të Programit të Formimit Vazhdues të Shkollës së Magjistraturës u zhvillua në datat 27-28 shkurt 2017 seminari i 3-të trajnues me temë “Mbrojtja e të dhënave personale, me fokus të veçantë, mbrojtja e të dhënave sensitive që publikohen në vendimet gjyqësore”. I ftuar si lektor në këtë seminar ishte Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, z. Besnik Dervishi.

Aktiviteti u bashkëdrejtua nga znj. Eralda Methasani Çani, zv/ministër i Integrimit Evropian dhe nga znj. Rezarta Mataj, gjyqtar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës. Në këtë seminar morën pjesë gjyqtarë nga gjykatat e të gjitha niveleve.

Z. Dervishi trajtoi kuadrin rregullator në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale dhe kompetencat mbikëqyrëse të Zyrës së Komisionerit nëpërmjet problematikave e raste konkrete të konstatuara nga trajtimi i ankesave apo nga procesi i kryerjes së hetimeve administrative. Gjyqtarët u njohën me detyrimin për anonimizimin e të dhënave personale në sistemin gjyqësor në raport edhe me të drejtën për informim.